Dita e Parë:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Mbërritja në Kayseri në 09:50. Transfertë me autobus për në zonën turistike të Kapadokias. Fillohet nga Lugina Devrent. Më pas në Avanos, qyteti i artizanëve të qeramikës, që gjendet në brigjet e lumit te Kuq, lumit më të madh të Turqisë. Vizitë në Muzeun e Pashabag, ose ndryshe Lugina e Murgjëve. Pas dreke do të shkojmë për të vizituar qytetin Yçhisar dhe qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Darkë dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Në mëngjes herët, Fluturim me balona. Pasdite vizitë në Muzeun e Hapur të Göremes dhe shëtitje me motorra me katër rrota per zbuluar shkretetirën e Göremes si dhe për perëndimin magjik në zonën e Kapadokias. Darkë dhe fjetje në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 16.10. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21.40.
Në pagesë përfshihen:
– Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll – Kayseri -Stamboll – Tiranë.
– Fjetje në Hotel Dinler 5* në Cappadocia.
– Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
– Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk përfshihen:
– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
– Siguracioni në Udhëtim
– Pijet gjatë Vakteve
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume