Udhetim ne Budapest
- Oferta Budapest
- Udhetim ne Budapest
- Udhetim ne Budapest
- Oferta Budapest
- Oferta Budapest
- Udhetim ne Budapest
KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
Datat e nisjeve:
► 13 Qershor 294€
Programi per Udhetim ne Budapest!
1️⃣Dita e Parë:
Nisja e udhetimit realizohet me fluturim direkt nga Tirana drejt Budapestit ne oren 21:35. Mberritja ne kryeqytetin hungarez, Budapest, parashikohet ne oren 23:10. Pas mberritjes, behet transferimi drejt hotelit dhe sistemimi.
2️⃣Dita e Dytë: Udhetim ne Budapest
Pas mengjesit ne hotel, nis programi i dites me nje tur panoramik ne pikat me ikonike te Budapestit. Vizitat perfshijne: Ura e Luaneve dhe Ura e Elisabetes – ura e pare e varur ne bote, nje simbol historik i qytetit. Me pas, ndalohet prane statujes se Shen Gellertit, dhe vazhdohet kalimi mbi Uren e Margarites, duke shijuar pamje mahnitese mbi lumin Danub.
Rruga vijon drejt Kodres Gellert dhe zones se famshme te Kalase, ku vizitohet Kisha e Shen Matias – nje nga monumentet me te rendesishme fetare dhe historike ne Budapest. Ne mbyllje te dites, kthim dhe qendrim ne hotel.
3️⃣Dita e Tretë:
Pas mengjesit ne hotel, dita vazhdon me nje tur kulturor ne disa nga atraksionet me te njohura te Budapestit. Vizita fillon ne Katedralen madheshtore te Shen Stefanit, nje nga simbolet kryesore fetare te qytetit. Me pas ndalohet ne Keshtjellen Vayda Hunjad dhe ne Sheshin e Heronjve, ku historia e Hungarise merr jete ne forme monumentale.
Ne vazhdim, eksplorohet Citadela dhe Fortesa e Peshkatarit, nje nga pikat me panoramike te qytetit me pamje mbreselenese mbi Danub. Dita mbyllet me nje vizite ne zonen e Budas, ku ndodhet edhe Keshtjella mbreterore. Kthim dhe qendrim ne hotel.
4️⃣Dita e Katërt: Udhetim ne Budapest
Pas mengjesit ne hotel, nis udhetimi drejt qyteteve piktoreske Szentendre dhe Vishegrad – dy destinacione tipike hungareze te njohura per arkitekturen karakteristike, artizanatin dhe pamjet mbi lumin Danub. Pas vizitave dhe kohes se lire, behet transferimi drejt aeroportit te Budapestit.
Fluturimi direkt Budapest – Tirane realizohet ne oren 19:30, me mberritje ne Tirane ne oren 21:00, duke mbyllur keshtu kete udhetimi ne Budapest.
🛈Ne pagese perfshihen:
• Udhetimi vajtje-ardhje me avion
• Transfertat dhe shetitjet me autobus
• Akomodim ne hotel me 3 yje
• Mengjeset sipas programit
• Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise
• Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje çante me permasa deri ne 40 x 30 x 20 cm
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe bagazh per checkin ka shpenzime ekstra)
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
• Sugjerohet qe per Shoqeruesin Shqiptar te jepet bakshish jo me pak se €1 ne dite per person të rritur.
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojne ne baze te orarit te kompanise ajrore.)
Ne cdo rast programi i publikuar ketu nga Kalemi Travel zbatohet i plote.