Udhetim Milano – Komo – Torino & Ski ne Aosta

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Milano Komo Torino

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 23 Janar €384

Programi per Udhetim Milano Komo Torino & Ski ne Aosta

1️⃣Dita e pare Udhetim Milano Komo Torino

Fluturimi direkt Tiranë – Milano Bergamo. Nisja ne oren 06:10 dhe mberritja ne oren 08:40.
Vizite ne monumentet me te rendesishme te qytetit: Palazzo Sforzesco, Sheshi Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria Vittorio Emanuele II dhe Teatri La Scala.
Pas vizitave, sistemim dhe fjetje ne hotel.

2️⃣Dita e dyte Udhetim Milano Komo Torino

Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Liqenin e Komos (rreth 1 ore udhetim).
Ndalesa e pare ne Komo per vizite panoramike rreth 1 ore.
Vazhdimi per ne Tremezzo, ku ndalemi per nje shetitje rreth 1 ore.
(Opsionale: lundrim me traget drejt Bellagio nga Tremezzo, vizite rreth 1 ore dhe kthim me traget ne Menaggio)
Vizite e shkurter ne Menaggio dhe kohe e lire per foto ne buze te liqenit.
Pasdite, vazhdon udhetimi drejt Courmayeur – Val d’Aosta, nje nga destinacionet me te bukura alpine te Italise.
Sistemim dhe fjetje ne hotel prane Aosta.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel. Dite e lire per ski ose per relaksim ne resortet e Courmayeur, te rrethuara nga peizazhe madheshtore te Alpeve Italiane.
Fjetje ne hotel.

4️⃣Dita e katert Udhetim Milano Komo Torino

Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Torino, qytet elegant dhe plot histori.
Vizite ne monumentet kryesore te qytetit: Piazza Castello, Palazzo Reale, Palazzo Madama, Via Roma & Via Po, Mole Antonelliana dhe Museo Nazionale del Cinema.
Shetitje ne Quadrilatero Romano, zonen mesjetare me rrugica karakteristike, kafene dhe dyqane tradicionale.
Transferta per ne aeroportin e Milano Malpensa.
Fluturimi per ne Tiranë ne oren 22:20. Mberritja ne oren 00:15.

🛈Ne pagese perfshihen:
• Biletat e avionit vajtje-ardhje.
• Akomodim ne hotel
• Shoqerues shqiptar sipas programit.
• Mengjeset ne hotel
• Transport me autobus sipas programit.
• Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje cante me permasa deri ne 40x30x20cm deri ne 10kg. (Kujdes: Mbi keto permasa dhe bagazh per check in ka shpenzime ekstra)

🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.

Opsionale: Bileta e tragetit Tremeso – Bellagio – Mannagio €25.


Kujdes:
• Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
• Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
• Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: