Udhetim Liqeni Komo – Lugano – Milano 2 dite 229 Euro/Person

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Liqeni Komo Lugano Milano

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

Programi per Udhetim Liqeni Komo Lugano Milano

1️⃣Dita e pare Udhetim Liqeni Komo Lugano Milano

Fluturim direkt Tirane – Bergamo ne oren 06:45 – 08:40.
Nisja me autobus drejt Lugano-s, qyteti zvicerian i njohur per atmosferen elegante dhe natyren e pasur. Vizitohen: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma.
Shetitje ne qendren historike me sheshe dhe arkada mesdhetare, si dhe ne parqet subtropikale si Parco Civico. Gjate shetitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, te famshme per kamelite dhe vjollcat, te kombinuara me vepra arti moderne.
Pas vizitave, nisja drejt Milano-s. Vizite ne atraksionet kryesore te qytetit: Pallazzo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe Katedralja e Milanos, Galeria Vittorio Emanuele II dhe Teatri La Scala.
Kohe e lire per shopping, ushqim dhe nje Aperol tipik milanez.
Transfert ne hotel, sistemim dhe fjetje.

2️⃣Dita e dyte Udhetim Liqeni Komo Lugano Milano

Mengjes ne hotel dhe nisja drejt Liqenit te Komos (Lago di Como), liqeni i trete me i madh italian, i vendosur ne rreze te Alpeve.
Vizite ne qytetin e Komos, ku qendra historike, muret mesjetare, sheshet e magjishme dhe Katedralja e Komos ofrojne nje atmosfere unike. Ne rrugicat gjejme dyqane tradicionale, tregje dhe restorante tipike.
Opsionale: Shetitje me anije ne Liqenin e Komos (20 EUR/Person).
Mberritja ne Bellagio, perle e liqenit e njohur per pamjet panoramike dhe atmosferen romantike. Dreka ne Bellagio dhe kohe e lire per sheti.
Pasdite nisja drejt aeroportit. Fluturim Malpensa – Tirane, nisja ne 18:15 – 20:00. Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:
• Biletat e avionit Tirane – Bergamo – Tirane.
• Akomodim ne hotel per 1 nate ne zonen e Monzes me mengjes.
• Shoqerues shqiptar sipas programit.
• Transport me autobus sipas programit.
• Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje cante me permasa deri ne 40x30x20cm deri ne 10kg. (Kujdes: Mbi keto permasa dhe bagazh per check in ka shpenzime ekstra)

🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Dreka dhe darka gjate udhetimit.
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
• Taksat e qyteteve 5 Euro/person (paguhen ne recepsion pas check out nga hoteli)
• Shetitja me anije Liqeni Komo 20€/personi

Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 3 orë përpara ——————————————————-——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

► Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj Evrope, 6 Muaj e gjithe Bota. Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

– Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do të zbatohet i plotë me korigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat, por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi i autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore. Nëse ndryshojnë kriteret, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit, kthehet pagesa, pa vlerën e biletës (Parapagesa), vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore, ne do të kryejmë proçedurën për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: