Udhetim Cairo – Luxor – Aswan






🟢Datat e nisjeve:
- 23-29 Nentor, 1795€/person
Programi per Udhetim Cairo – Luxor – Aswan
1️⃣Dita e pare – Mbërritja ne Kajro & Darke ne Nil
Udhetim Cairo – Luxor – Aswan
Pas mbërritjes ne Kajro, check-in ne hotel.
Ne mbremje, eksperiencë unike: kroçiere ne lumin Nil me darke te perfshire, muzike live dhe atmosfere romantike nen dritat e qytetit.
2️⃣Dita e dyte – Fluturim ne Luxor & Tempulli i Karnakut
Fluturim per ne Luxor, nje nga qytetet me te pasura me trashegimi historike.
Vizite ne Bregun Lindor:
- Tempulli i Karnakut, kompleks monumental kushtuar perendise Amon.
- Tempulli i Luxorit, i ndertuar nga Amenhotepi III dhe perfunduar nga Ramsesi II.
Ne darke, akomodim ne kroçieren luksoze mbi Nil, ku do te qendrojme 4 nete.
3️⃣Dita e trete – Lugina e Mbretërve & Mbretëreshave
Eksplorim ne Bregun Perendimor te Luxorit:
- Lugina e Mbretërve, varret e faraoneve, perfshire ate te Tutankhamunit.
- Tempulli i Hatshepsut, strukture unike kushtuar mbretereshes se pare te Egjiptit.
- Koloset e Memnonit, statuja gjigande te Amenhotepit III.
Pas vizitave, kroçerja lundron drejt Esna-s dhe me pas ne Edfu ku qendrojme naten.
4️⃣ Dita e katert – Tempulli i Edfu & Kom Ombo
Udhetim Cairo – Luxor – Aswan
Mengjesi ne bord dhe vizite ne:
- Tempulli i Edfu, ndertuar per nder te perendise Horus.
Me pas, lundrim drejt Kom Ombo, ku vizitohet tempulli i dyfishte i dedikuar per Sobek dhe Horus.
Ne mbremje, mberritje ne Aswan dhe qendrim ne kroçiere.
5️⃣ Dita e peste – Abu Simbel, mrekullia e Ramsesit II
Udhetim me makine (rreth 3.5 ore) drejt Abu Simbel, tempull madheshtor i skalitur ne shkëmb nga Ramsesi II dhe i zhvendosur teresisht per t’u ruajtur nga permbytja.
Nje nga pikat kulmore te turit.
Kthim ne Aswan dhe nate ne kroçiere.
6️⃣ Dita e gjashte – Aswan & Rikthim ne Kajro
Mengjesi dhe check-out nga kroçerja. Vizita perfshijne:
- Diga e Larte e Aswan-it, nje projekt gjigand inxhinierik i shekullit XX.
- Tempulli i Philae, i vendosur ne nje ishull dhe dedikuar perendeshes Isis.
Fluturim per ne Kajro dhe akomodim ne hotel.
7️⃣ Dita e shtate – Piramidat e Gizes & Sfinxi
Dita me ikonike ne Egjipt:
- Piramidat e Gizes, nje nga 7 mrekullite e botes se lashte.
- Sfinxi, figura legjendare me trup luani dhe koke njeriu.
- Gjithashtu, dreke tradicionale egjiptiane e perfshire.
🚢 Kroçere 5 Yje mbi Nil
Kroçerja ku do te qendroni 4 nete eshte e standardit me te larte dhe ofron:
- Kabina te ajrosura me banjo private dhe minibar
- Pishine mbi kuverte
- Lounge bar me muzike dhe pije alkoolike
- Masazh dhe sauna per relaks maksimal
- Sherbim i perkushtuar dhe ushqim i shkelqyer
🛈Ne pagese perfshihen:
• Fluturimi vajtje ardhje me valixhe kabine me rrota 8kg
• Fluturimet e brendshme (Kajro–Luxor & Aswan–Kajro)
• 2 nete ne hotel ne Kajro me mengjes dhe darke
• 4 nete ne kroçere luksoze me mengjes, dreke dhe darke
• Te gjitha vizitat me guide profesionale ne gjuhen shqipe
• Biletat e hyrjes ne te gjitha sitet historike
• Transporti i brendshem me ajer te kondicionuar
• Sherbime dhe taksa te perfshira
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Viza ne mberritje
Pijet
Te gjitha shpenzimet te cilat nuk jane te permendura ne kategorine “Ne cmim perfshihen”
📌 Ky eshte udhetimi qe keni enderruar!
Mos humbisni mundesinë per te zbuluar thesaret e Egjiptit me nje itinerar te kuruar me kujdes dhe me sherbime te klasit te larte.
📞 Rezervoni tani vendin tuaj dhe behuni pjese e nje aventure te paharrueshme!
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!