Udhetim Dubrovnik Tivat 3 dite

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- PASHKET ORTODOKSE: 11-13 PRILL
Hotel Villas Plat 3* 125€/person HB (mengjes+darke) - PRILL: 17-19, 24-26
Hotel Villas Plat 3* 129€/person HB (mengjes+darke)
HB = mengjes+darke
Programi per Udhetim Dubrovnik Tivat 3 dite
1️⃣Dita e pare: Udhetim Dubrovnik Tivat 3 dite
Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. I drejtohemi më pas Ishullit të Shën Stefanit ku do të kryejmë një ndalesë të shkurtër panoramike. Vizita e rradhës do të jetë qyteti i Cavtat. Qyteti ka një histori të lashtë që daton që nga koha romake (i njohur dikur si Epidaurum) dhe sot ofron një kombinim të qetësisë mesdhetare, arkitekturës tradicionale dhe natyrës së gjelbër me palma e pisha. Kohe e lire për të konsumuar drekën në Cavtat (individuale). Nisemi drejt Dubrovnikut ku do të kryejmë dhe akomodimin në hotel. Pasdite e lire pranë ambienteve te hotelit ku mund te shfrytezojmë facilitetet e hotelit. Darka ne hotel.
2️⃣Dita e dyte:
Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt qytetit te vjeter te DUBROVNIKUT.Ai cilesohet si nje nga perlat e
Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive
Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe
Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit (
Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj),
Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes.
Portin e Qytetit. Pas vizites se qytetit te Dubrovnikut kthehemi ne hotel. Darka dhe Akomodimi ne
hotel.
3️⃣Dita e trete: Udhetim Dubrovnik Tivat 3 dite
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Tivat i cili eshte nje nder qytetet bregdetare me
terheqes, vazhdojme drejt Porto Montenegro, një nga vendet më luksoze të Malit të Zi. Me pas i
drejtohemi qytetit te Budves, vizitojme qytetin e vjeter te Budvas dhe kohe e lire. Me pas nisemi per ne
Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar. Mberritja ne Tirane ne mbremje
rreth ores 20:00.
Fundi i sherbimit tone!
🛈Ne pagese perfshihen:
Akomodimi ne hotel.
Mengjesi dhe darka.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Transporti me autobus komod.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Shetitja me anije ne Kotor €7/person
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shendetit ne udhetim.
Taksa e Kotorit €2.5/person e detyrueshme
Taksa e Dubrovnikut €4/person e detyrueshme
Taksa lokale €2 personi/nate
Taksa lokale €2.5 person/nate
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
