Theth – Valbone – Lumi i Shales, 3 dite, €129

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Nisja cdo te premte!

A keni menduar ndonjehere te vizitoni 3 perlat e Alpeve ne nje udhetim te vetem?
Nje udhetim super i bukur ku do te vizitoni Thethin, me natyren e tij te eger, Valbonen dhe malet shtatlarta si dhe Lumin e Shales nje park naturor ku do beheni nje me natyren e mrekullueshme.

🥇Kalimi -Valbone Theth eshte nje nder udhetimet me te bukura jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne bote. Kjo pjese nga Valbona ne Theth ose anasjellta eshte pjese e Peaks of The Balkans /Majat e Ballkanit midis Shqiperise – Kosoves – Malit te Zi, e cila ka fituar Cmimin “Best Trail of The Year” per vitin 2013, nga nje nder organizatat me te njohura ne bote sic eshte Tourism for Tomorrow.

🏞️ Parku i Blinit eshte nje nder vendet me magjepse ne Shqiperi, qe te ofron akomodim. Imagjinoni nje udhetim ekzotik, me lumenj te kulluar, me nje ngjyre te kalter, i rrethuar nga blini, nje vend ku nuk shkojne mjete motorike, i shkeputur nga gjithcka, me nje ushqim fantastik dhe me nje pamje mbreslenese.

Programi:

Dita 1: Tiranë – Theth

✿ Nisja bëhet nga Tirana në orën 6:00 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”.
✿ Ndalese per kafe Gjate rruges
✿ 10:30 Mberritja dhe akomodimi ne Theth
✿ Vizitë tek Ujvara
✿ Dreka tek vaskat e Gurit
✿ Vizite tek Syri i Kaltër
✿ Kthimi ne Fshat
✿ Darka

Dita 2: Theth – Qafa e Valbonës – Valbonë

✿ Mëngjesi herët në Theth;
✿ Në orën 07:00 nisemi për të kaluar nga Thethi ne Valbone;
✿ Gjatë kalimit do bëjmë pushime të shkurtra përgjatë rrugës dhe 2 pushime të gjata
✿ Ne oren 14:00 mbërritja në Valbone ku do konsumojme dreken;
✿ Kohe e lirë për të pushuar dhe shijuar peisazhin
✿ Darka në bujtinë me gatime tradicionale.

Dita 3: Liqeni i Komanit-Lumi i Shales

✿ Mëngjesi në oren 9:00 nisemi
✿ Vizitë vizitë ne Valbone tek Mulliri dhe Fshati
✿ 11:00 Marim tragetin ne Fierze
✿ Udhetim mes per mes Liqenit te Komanit dhe drejtohemi ne Lumin e Shales
✿ Dreka tek Lumi I Shales
✿ 18:00 Kthimi per ne Tirane
✿ Rreth ores 21 jemi ne tirane
✿ Nje super udhetim 😊

🌞Cmimi eshte 129 euro per person ku perfshihet:

– Transporti sipas programit
– Akomodimi 2 netë
– 2 Darka
– 2 Mëngjese
– Dreka e ditës së dytë
– Guida shoqëruese
– Transporti me furgona të zones Theth – Ndërlysa
– Bileta tek Kulla e Ngujimit
– Varka Nga Fierza ne Lumin e Shales
– Varka nga Lumi I Shales ne Koman
– Guida

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: