Struge dhe Oher, 1 dite, €10

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
STRUGË, OHËR, GJIRI I KOCKAVE, SHËN NAUM, TUSHEMISHT, DRILON

► 5, 6, 12, 13 , 19, 20 ,26, 27 Dhjetor

Programi

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
► Nisja nga Durrësi  në  orën 05:00.
► Nisja nga Elbasani në  orën 06:30.

Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për pushim. Vazhdojmë drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë. Vizita e parë do të nis në qytetin shqiptar të Strugës, ku do të prekim shëtitoren buzë liqenit dhe përgjatë lumit (Drini i Zi) nga derdhja e Drinit deri tek pazari i qytetit. Kohë për qëndrim të lirë. Pastaj nisemi për në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm. Kohë e lirë për të konsumuar drekën.

Pasi e lëmë Ohrin në radhë për t’u vizituar do të jetë “Gjiri i Kockave” ose i quajtur ndryshe “Muzeu mbi Ujë”. Vizitë në Manastirin e Shën Naumit dhe parkun natyror përreth tij. Kalojmë pikën e kontrollit në Tushemisht dhe ndalemi për një foto me teto Ollgën. Më pas do të vizitojmë parkun natyror në Drilon, përpara se të nisemi në rrugën e kthmit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Në cmim përfshihet

  • Transporti vajtje – ardhje me autobus komod.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.

Fëmijët

  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: