Stamboll me avion dhe guide, 3 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Stamboll me avion dhe guide

stamboll me avion dhe guide

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

► 13, 20, 27 Qershor 299€
► 4, 11, 18, 25 Korrik 299€
► 8, 15, 22, 29 Gusht 299€
Per te pare cmimet me te fundit per cdo date nisjeje qe deshironi drejt Turqise klikoni KETU.

Oraret e fluturimit (Air Albania):
Nisja nga Tirana: 07:00 (te mengjesit), mberritja në Stamboll 09:40.
Kthimi nga Stambolli: 21:20, mberritja në Tiranë 22:00

1️⃣Dita e pare Stamboll me avion dhe guide

Paraqitja ne aeroportin e Rinasit duhet te behet te pakten 2 ore para nisjes se fluturimit.
Nisja realizohet me fluturim direkt drejt Stambollit, ku mberritja parashikohet sipas orarit zyrtar te kompanise ajrore. Pas mberritjes, behet transferimi drejt hotelit dhe sistemimi ne akomodim.

Ne vijim, nisja ne kembe me shoqeruesin e grupit drejt Pazari i Vjeter Kapali Carshi – nje nga tregjet e mbuluara me te medha ne bote, me mbi 4 mije dyqane dhe 61 rruge te mbuluara brenda nje hapesire prej rreth 30.700 m2. Ky objekt turistik historik ne zemer te Stambollit pret çdo dite deri ne 400 mije vizitore. Hyrja: Falas
Pas vizites ne pazar, vazhdon shetitja ne kembe drejt zones historike te Sulltan Ahmetit, ku vizitohet Pallati Topkapi – rezidence mbreterore dhe seli administrative e sulltaneve osmane. Pallati perbehet nga kater oborre kryesore dhe dhjetera ndertesa historike, perfshire haremin dhe ndertesat ku zhvilloheshin mbledhjet e larta shteterore.
Ne vazhdim vizitohet Xhamia Blu (Sulltan Ahmet), e projektuar nga arkitekti shqiptar Sinani. E ndertuar mes viteve 1609–1616, kjo xhami simbolike bashkon stilin bizantin me arkitekturen tradicionale osmane.
Hyrja: Falas
Programi vijon me viziten opsionale ne Shen Sofine (Hagia Sofia) – nje nga monumentet me te rendesishme te historise boterore, e ndertuar ne vitin 537 si katedrale dhe me pas e shnderruar ne xhami dhe muze. Ne vitin 2020, ajo u rihap si xhami. Hyrja: 25€ (opsionale)
Pas vizitave, ofrohet kohe e lire per shetitje ose pushim. Kthimi ne hotel ne mbremje. Darka eshte e lire dhe mund te organizohet sipas sugjerimit te guides.

2️⃣Dita e dyte 

Pas mengjesit ne hotel, programi vazhdon me vizite ne Istanbul Aquarium – nje nga akuariumet me te medhenj ne bote, i hapur ne prill 2011 dhe i njohur per vellimin mbreselenes, larmine e specieve ujore dhe aktivitetet edukative. Hyrja: 30€
Me pas, nisja me autobuz drejt Pallatit Dolma Bahce, i njohur si saraji veror i sulltaneve ose “pallati i kopshteve te mbushura”. I ndertuar midis viteve 1843–1856 nga Sulltani Abdulmecid I, ky pallat luksoz perfaqeson shkëlqimin e fundit te Perandorise Osmane, me nje vlere ndertimi prej 35 ton ar.
Vizite panoramike
Pas vizites ne Dolma Bahce, vijon nje lundrim panoramik ne Ngushticen e Bosforit perreth 1–1.5 ore (ne varesi te motit). Gjatë kesaj eksperience unike detare do te shihni bregun europian dhe ate aziatik te Stambollit, kalane historike te Rumelitisa dhe shume nga vilat elegante buzë ujit. Hyrja: 15€ (pjesemarrje e detyruar)
Ne vazhdim, ndalohet ne nje punishte tradicionale turke per prodhime artizanale prej lekure – nje pjese karakteristike e artizanatit vendas.
Ne mbremje, nisja me autobuz per nje nate speciale ne Bosfor me Turkish Night Show, qe perfshin darke me menu te pasur, pije joalkolike pa limit dhe shfaqje tradicionale e moderne turke. Hyrja: 40€ – Qendrimi rreth 3 ore
Pas perfundimit te spektaklit, kthimi ne hotel dhe qendrim i lire per pushim.

3️⃣Dita e trete Stamboll me avion dhe guide

Pas mengjesit ne hotel, nisja behet drejt Kodres Camlica, e vendosur ne pjesen aziatike te Stambollit ne nje lartesi prej 268 metrash mbi nivelin e detit. Kodra ofron nje pamje panoramike mbreselenese mbi Bosforin dhe Gryken e Bririt te Arte. Ne dite me mot te kthjellet, kjo eshte nje nga pikat me te bukura per te pare horizontin e qytetit. Ambienti eshte i rrethuar me çajtore tradicionale, kafene dhe kopshte te gjelbera. Ne vazhdim, vizite ne Xhamine Camlica, nje nga me te medhate ne Turqi, e ndertuar me iniciative personale te Presidentit Erdogan si simbol falenderimi ndaj popullit te Stambollit.
Hyrja: Falas
Më pas, programi zhvendoset drejt qendres se qytetit, ne Sheshin Taksim, nje nga zonat me te njohura per jeten urbane ne Stamboll. Ketu ndodhen restorante, dyqane, stacione metroje dhe Monumenti i Republikes – nje simbol historik i Turqise moderne. Pas shetitjes ne Taksim, ndalohet ne nje dyqan embelsirash tradicionale turke per te shijuar nga afer aromat dhe shijet autentike te vendit.
Me pas, nisja behet drejt Muzeut Panorama 1453, nje instalacion unik qe dokumenton me pamje 360 grade rrethimin dhe marrjen e Kostandinopojes nga Sulltan Mehmeti Pushtuesi. Hyrja: 25€
Perpara udhetimit te kthimit, behet nje ndalese per shopping ne qendren tregtare 212, nje nga destinacionet me te kerkuara per blerje ne Stamboll.
Ne fund, transferta drejt aeroportit dhe fluturimi direkt per ne Tirane, duke mbyllur keshtu nje udhetim te pasur me histori, kulture dhe perjetime unike ne Stamboll. Stamboll me avion dhe guide

⚠️Kujdes:
*Per cdo ndryshim orari nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale.
*Te gjithe klientet qe udhetojne per ne Turqi duhet te kene pasaporte te vlefshme per 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

Hyrjet ne Pallatin Dolmabahce dhe Pallatin Topkapi jane me pagese dhe kryhen ne sportel me lira turke. Duke qene se çmimet ndryshojne periodikisht nga autoritetet turke, vlera nuk eshte e afishuar ne pershkrim.
Taksa e qytetit nuk eshte e perfshire ne cmim. Klientet e paguajne direkt ne recepsionin e hotelit. Vlera eshte 2 euro per person, per nate.
 

Day 0 – Ekskursione Extra (opsionale):

  1. Lundrim me anije ne Bosfor – shetitje panoramike 2 ore ne Ngushticen e Bosforit, duke pare bregun europian dhe aziatik te Stambollit.
    Cmimi: 15€
  2. Anije me darke dhe shfaqje turke tradicionale – perfshin transportin vajtje-ardhje nga hoteli, darke speciale me menu te zgjedhur, pije joalkolike pa limit dhe shfaqje me kercimtare e DJ.
    Zgjat: 3 ore | Cmimi: 40€
  3. Bilete hyrje ne Istanbul Aquarium – nje nga akuariumet me te medhenj ne bote me rruge ekspozuese dhe aktivitete edukative.
    Cmimi: 30€
  4. Muzeu Historik Panorama 1453 – muze interaktiv me pamje 360 grade qe dokumenton pushtimin e Kostandinopojes nga Sulltan Mehmeti.
    Cmimi: 25€
  5. Miniaturk – park tematik me miniatura te monumenteve me te njohura te Turqise dhe historise osmane.
    Cmimi: 25€
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: