Gjeni ekuilibrin: Qëndroni në këmbë, me kostumin e skijimit veshur dhe pajisjet, në mënyrë që presioni nga cizmet të ndihet i shpërndarë në mënyrë të barabartë nga këmbë në këmbë. Shumica e peshës tuaj duhet të ndihet në mes të thembrës dhe harkut të këmbës. Fillimisht mësoni se si të “ecni” duke rrëshqitur një ski e më pas tjetrën.
Zbritje e butë: Më pas ngjituni pak metra në një pjerrësi të butë. Shpatullat dhe duart tuaja duhet të jenë përballë më kodrën(pjerrësinë), ndërsa skitë anash. Me hapa të vegjël, drejtoni skitë tuaja drejt dishezës duke vendosur peshën mbi shtizat për t’u mbajtur. Më pas qëndroni në ski paralele, me gjunjë të vendosur dhe të përkulur pak përpara, ndërsa poziciononi sërish peshën tek shtizat. Më pas thjesht hiqini këto të fundit nga dëbora dhe nisuni!
Rrëshkitja: Pas kësaj duhet të mësoni të kontrolloni shpejtësinë tuaj. Mënyra e zakonshme është ajo që quhet “gliding wedge”. Ky është një pozicion në formë V-je që formohet nga rrëshqitja duke mbajtur skitë në distancë të barabartë. Ky pozicion krijon rezistencë ndërkohë që ju zbrisni dishezën dhe ju ngadalëson. Pra gradualisht krijoni një distancë më të gjerë të skive drejt vendit të ndalesës.
Kthesat dhe ndalesat: Duhet të dini se një kthesë mund të ndodhë pa aplikuar forcë kthimi në trupin tuaj, pasi ajo realizohet duke shtuar vazhdimisht presionin në skinë tuaj të majtë për t’u kthyer djathtas dhe anasjelltas derisa të ulni shpejtësinë e të ndaloni. Kujdes, është e rëndësishmë ta bëni këtë ndërkohë që mbani trupin tuaj pa lëvizur.
Kthesa të vazhdueshme: Pasi të keni mësuar se si për të kontrolloni shpejtësinë tuaj duke u kthyer në të gjithë kodrën, hapi tjetër është t’i bëni këto kthesa të njëpasnjëshme. Në vend që të vazhdoni një kthesë deri sa të ndaloni, nisni një kthesë tjetër duke transferuar presionin në skinë e kundërt duke ruajtur kështu lëvizjën. Pra kjo thjesht konsiston në transferimin butësisht të presionit nga njëra ski në tjetrën në varësi të anës ku doni të ktheheni (majtas apo djathtas).
Sigurisht që pas këtyre këshillave do t’ju duhet një instruktor për të mësuar më mirë skijimin, por shpresojmë t’ju kenë vlejtur 🙂
Nëse ndiheni gati për të provuar këtë aventurë, hidhini një sy paketave të skijimit që ne ofrojmë në: (Paketa për skijim nga Kalemi Travel & Tours)