Dëshiron të fitosh disa të ardhura më shumë?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Shumë njerëz mendojnë se të bësh para nga shtëpia është e pamundur. Kjo, sepse shumica e punëve online kërkojnë shumë vite eksperiencë, ose thjesht janë të mundësuara nga punëdhënës të paliçensuar.

Por, për fat të mirë, sot ka shumë persona që punojnë online nëpërmjet portaleve të verifikuara. Sigurisht, si çdo punë tjetër, edhe puna online kërkon dedikim, njohuri mbi të rejat më të fundit, kohë, dhe pasion.

Thonë se kur bën dicka që vërtetë të pëlqen, ti nuk ndjen se po punon.

Cfarë dihet me siguri është se juve ju nevojiten disa para ekstra dhe nuk keni kohë për të humbur.

Portalet ku mund të regjistrohesh dhe të nisësh karrierën tënde si freelancer janë të shumta – mjafton një kërkim i thjeshtë në Google.

Por, për një orientim më të mirë ne kemi vendosur të shkruajmë në këtë artikull disa ide, këshilla, dhe informacione të dobishme e shumë të drejtpërdrejta.

Avantazhet e te punuarit online

Të punuarit online ngjason me zotërimin e një biznesi. Oraret e tua janë fleksibël dhe mungesa e shpërqëndrimeve rrethanore rrit produktivitetin tënd. Pagesën tënde e vendos ti duke përcaktuar disponibilitetin dhe mund të kursesh shumë para (reduktoni kostot e transportit, vakteve ushqimore, etj.). Punët të cilat mund të bëhen online janë te shumta, si psh: zhvillues uebi, shkrim artikujsh, menaxher i rrjeteve sociale, asistent virtual, etj.

Këtë vit vumë re se bota u dixhitalizua shumë shpejt dhe se puna online u bë e paevitueshme. Prandaj, një nga punët më të thjeshta, të shpejta, fitimprurëse dhe që kërkojnë fare pak disponueshmëri është Marketingu Affiliate.

Cfarë është dhe si funksionon Marketingu ‘Affiliate’

Promovim produktesh në portale të ndryshme, nga ku për cdo shitje ju fitoni një përqindje. Ky lloj marketingu është mënyra më efektive, inovative, dhe interesante për të fituar lekë.

Marketingu Affiliate është një mënyrë e shpejtë, fitimprurëse, dhe kërkon vetëm pak disponushmëri.

Shihni ilustrimin më poshtë:

Po cilat janë disa nga këto kompani që e ofrojnë Marketingun Affiliate?

AppSumo

AppSumo është një agjenci marketingu online, që ka për qëllim të krijojë marrëdhënie midis bizneseve të ndryshme. Shumë produkte dixhitale, marketingu, produktiviteti, dhe zhvillimi vijnë me çmime të favorshme për biznese dhe individë. 

Të gjitha këto produkte të paraqitura nga AppSumo zgjasin për një kohë të caktuar dhe blerja e tyre bëhet vetëm një herë – pa pagesa ekstra mujore pas perfundimit të ofertës.

Psh: Dikush dëshiron të blejë një produkt online për menaxhimin e financave dhe ky produkt në fakt kushton $2,000 në vit. Gjatë bashkëpunimit me AppSumo, ky produkt u vjen për vetëm $39 dhe pas blerjes, askush nuk investon më tepër para në këtë produkt. E lexuat shumë mirë – prandaj dhe AppSumo i quan ofertat ‘Lifetime Deals’. Këto lloj ofertash është çfare i japin avantazh AppSumo ndaj kompanive të tjera që ofrojnë marketingun ‘affiliate’.

Sipas uebfaqes së AppSumo, deri më tani numërohen mbi 1600 oferta, 500 million dollarë të kursyera nga individët dhe mbi 700,000 përdorues aktivë.

Ju mund të bëheni pjesë e AppSumo si një Affiliate Marketer duke krijuar një llogari si affiliate. Ju do të fitoni 100% të komisionit për cdo blerje nga klientët e rinj, e nëse ata vazhdojnë të përdorin linkun tuaj për produkte të tjera, atëherë ju fitoni 5% për secilën nga blerjet.

Si Affiliate Marketer në AppSumo, ju do të keni mundësi të reklamoni të gjitha produktet që në fakt kanë pagesë mujore, me çmim shumë të ulët dhe vetëm drejtë një pagese të vetme.

Sigurisht, ju do të njoftoheni për çdo gjë nëpërmjet email-it tuaj: bashkëpunime të reja, oferta që po skadojnë, dhe madje, ju do të keni një profil nga ku mund të kontrolloni fitimet.

Shembull

1 nga 15 produktet që është aktualisht në bashkëpunim me AppSumo për Black Friday është Publer. Një platformë dixhitale e krijuar në Shqipëri (staf shqiptar me bazë në Tiranë dhe Prishtinë), që ndihmon në skedulimin e postimeve në rrjete sociale (Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn, Pinterest, Google My Business dhe YouTube).

Publer numëron mbi 40,000 përdorues dhe mbi 3 milion foto dhe video të skeduluara.

Publer ndihmon menaxherët e rrjeteve sociale për skedulimin e postimeve, editimin e fotove, gjenerim #hashtagesh, organizim të fotove, videove, e Gif-eve, analizim postimesh, dhe bashkëpunim me anëtarë të tjerë të skuadrës.

Si të fitoni duke shpërndarë promocionin e Publer?

  • Regjistrohuni si affiliate i AppSumo duke përdorur këtë link
  • Krijoni një link unik për Publer si më poshtë


  • Shpërndani linkun e krijuar me rrjetin tuaj shoqëror dhe profesional
  • Rezervoni pushimet pranë Kalemi Travel & Tours me paratë e fituara ($49 për çdo shitje)

P.S. Këtë gjë mund ta bëni për çdo produkt që ka një promocion aktiv në AppSumo.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: