Sea Bird 3* – Moraitika, Korfuz

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Korfuz

Hoteli Sea Bird është vlerësuar me 3 Yje dhe gjenden në jug të qytetit të Korfuzit, në fshatin e Moraitika, i cili është 20 km larg qytetit dhe portit të Korfuzit. Gjithashtu hoteli gjendet 150 larg detit dhe 300 metra larg qendrës së fshatit Moraitika.

Sea Bird është një hotel që manaxhohet nga një familje, ai ka 71 dhoma. Është ndërtuar në vitin 1980 dhe është restauruar në vitin 2009.

Hoteli disponon restorantin e vetë, i cili quhet Voula ku do mund të shijoni mëngjesin e servirur në formën bufe si dhe darkën ku do keni mundësinë të shijoni gatimet tradicionale Greke por edhe ato të kuzhinës ndërkombëtare.

 

Facilitet e hotelit:

–       Pishinë e jashtme për të rriturit edhe për fëmijët;

–       Kopësht;

–       Kënd Interneti;

–       Internet Wi-fi falas në të gjithë godinën dhe normalisht nëpër dhoma;

–       Restorant;

–       Snack bar;

–       Shërbim faxi;

–       Shërbim recepsioni 24 orë;

–       Këmbim valute;

–       Pranojmë karta krediti;

–       Parkim privat falas;

–       Kasaforta;

–       Bar në hotel;

–       Ping-pong;

–       Bilardo;

 

Facilitet e dhomave:

–       Ajër të kondicionuar individual;

–       Ballkon në çdo dhomë ose verandë;

–       Tualet për çdo dhomë;

–       Televizor me antenë satelitore;

–       Kasafortë;

–       Telefon;

–       Tharëse flokësh;

Më Shume Detaje: Koncepti “Half Board” përfshin:
– Mëngjesin dhe darkën të përfshira.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 139 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 159 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 239 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 159 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: