Sarande – Ksamil, 6 dite €199

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
Sarande , Ksamil , Krorez , Porto Palermo , Gjirokaster
  • Datat e nisjeve:

QERSHOR : 26, €199 Hotel Bora Bora 3* ,  €219 Hotel Nertili 4* ,
KORRIK : 3, 10, €229 Hotel Bora Bora 3* ,€245 Hotel Nertili 4* ,
KORRIK : 17, 24,  €245 Hotel Bora Bora 3* , €275 Hotel Nertili 4* 
KORRIK 31 ,GUSHT : 7, 14, 21, 28, €270 Hotel Bora Bora 3*, €309 Hotel Nertili 4* ,
SHTATOR : 4 ,  €245 Hotel Bora Bora 3* , €275 Hotel Nertili 4* ,

-Hotel Bora Bora 3* :  Ndodhet 2 minuta larg nga deti, (disponon disa plazhe te ndryshme afer te cilet mund te perdoren kundrejt pageses tek partneret perkates) .Konsiderohet BUTIK HOTEl pasi disponon vetem 18 dhoma ne total ( 95 % e tyre me pamje nga deti) dhe nje restorant ne katin e 1 ku konsumohet darka e perfshire ne pakete.

-Hotel Nertili 4* : Ndodhet buze detit, vetem 7-8 minuta ne kemb larg nga qendra e qytetit . Disponon plazh privat dhe shezllonat jane gjithmone te perfshire ne pakete ,mund te perdoren sipas disponueshmerise . 90 % e dhomave te gjithe godines jane me pamje nga deti.Restaurimi fundit eshte bere ne vitin 2019.

Programi:

Tirane – Gjirokaster – Sarande .
► Nisja nga Tirana oren 06:00 .
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30 .
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:15 . (Pagese extra 6 euro / personi)
►(Per realizimin e transfertave nga Elbasani duhet minimalisht  9 persona pjesemarres)

Vazhdimi i udhetimit drejt qytetit te Sarandes , ndalesa gjate rruges . Me pas do te bejme ndales per vizite  ne qytetin  antik te Gjirokastres .Pas kesaj vizite i drejtohemi qytetit te Sarandes .Akomodimi ne hotel  .  Shfrytezimi i Plazheve afer hotelit .Pasdite e lire , Darka ne hotel .Pas darkes shetitje ne bulevardin  buze detit te qytetit te Sarandes .

Dita  2 : Lundrim me Skaf, Krorez – Kakome – Gremina – Plazhi Ushtarit – Gjiri Rrojdhes.
Mengjesi ne hotel . Pas mengjesit shkojm ne portin kryesor te qytetit te Sarandes dhe fillojm lundrimin me skaf . Gjate ketij lundrimi fantastik do te ndalojm ne plazhin e Krorezes  , Kakomes , Plazhin e Ushtarit  dhe Gjirin e Rrojdhes . Kthimi perseri ne port rreth ores 16:00 (lundrim me anije e cila ka nje kosto prej 25 Euro.Pjesmarrja minimale per tu realizuar eshte 10 persona . Personat qe nuk duan te jene pjesmarres mund te qendrojn per plazh ne Sarande ) .  Konsumimi i darkes ne hotel. 

Dita  3  : Plazh Ksamil
Pas mengjesit ne hotel i drejtohemi plazheve te Ksamilit, Qendrimi ne plazh deri pasdreke . Pas plazhi kthehemi ne hotel .Konsumimi i darkes ne hotel.

Dita  4  : Plazh ne Lukove .
Pas mengjesit ne hotel se bashku me shoqeruesin tone do te nisemi per ne plazh ne Lukove ( extra 10 euro / personi )
Qendrimi ne plazh deri pasdreke. Me pas do te kemi mundesi konsumimin e darkes dhe do te kemi qendrim te lire per te shijuar jeten e nates te qytetit te Sarandes.

Dita 5 : Sarande – Lekures.
Qendrimi ne plazh deri pasdreke . Pasdite vizite ne Kalane e Lekuresit per nje panorame fantastike plot drita te qytetit te  Sarandes .(Ekstra:5 euro / personi)

Dita 6:
Mengjesi ne hotel . Qendrim per plazh ne Sarande deri ne mesdite . Me pas vazhdojme udhetimin per ne kthim me ndalesa gjate rruges.
Mberritje ne Tirane , Durres & Elbasan  ne darke .
Fundi i sherbimit tone .

Ne cmim perfshihet:

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka
  • Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
  • Shezllonat ne plazh per Hotel Nertilin.

Ne cmim nuk perfshihet:

  • Dreka
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • pijet gjate vakteve
  • Lundrimi me anije 25 euro
  • Plazh ne Lukove ( extra 10 euro / personi )
  • Kalaja e lekuresit ( Extra 5 euro )

Politikat e femijeve
• 0-2.99 vjec janë falas
• 3-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50 % zbritje

Shenim:
► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal I pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes .
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: