Catania dhe Palermo, 4 dite, 299€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta ne Palermo dhe Catania – Udhetime turistike – Guide turistike

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

Datat e nisjeve:
12 Mars 381€/person
21 Qershor 327€/person
20 Shtator 332€/person

Programi:

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë – Catania. Nisja nga Tirana në orën 13.45. Mberritja në Catania në orën 15.20. Vazhdimi Udhetimit për në Taormina. Vizitë në Taormina: Piazza Duomo ,Kisha San Giusepe,Palazzo Carvaja  Corso Umberto, Piazza IX Aprile, Katedralja San Nicola, Kisha Madonna della Rocca. Vazhdimi Udhëtimit për në Messina. Vizitë e Monumenteve të qytetit: Katedralja Messinës, Piazza Duomo, Kulla Këmbanës, Kisha Annunziata dei Catalani, Zona Falcata, Fontana di Nettune, Kisha e Krishtit Mbret. Vazhdimi Udhëtimit për në Cefalu. Vizitë në Cafalu: Katedralja Cefalu, La Rocca, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Palermo. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit në Palermo: Piazza Belini , Piazza Pretoria , Chiesa San Katerina, Pallati Norman, Kisha San Giovanni, Katedralja Palermo, Teatri Massimo. Nisja për në Erice. Vizitohet Fshati  karakteristik dhe Kalaja. Vazhdimi Udhëtimit për në Trapani. Vizitë në Trapani: Kulla Ligny, Katedraljae Trapanit, Fontana Saturn, Kisha e Purgatorio. Vazhdimi Udhëtimit për në Marsala. Vizitë në Marsala: Catedralja Marsala , Porta Garibaldi, Piazza della Republica, Palazzo VII Aprile, Kisha e Purgatorio, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Agrigento. Vizitë në Agrigento: Rruga Atenea, Castello di Agrigento, Teatro Pirandelo .Pallati Episcopal, Katedralja San Gerlando. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Nisja për në Ragusa. Vizitë në Ragusa: Katedralja San Giorgio. Vazhdimi Udhëtimit për në Modica. Vizitë në Modica: Corso Umberto me Kishat Kalaja Modica, Pizzo Belvedere, Teatri Garibaldi, Pallati Mercedari. Vazhdon Udhëtimi për në Noto. Vizitë në Noto: Katedralja San Nicola, Kisha Santa Chiara, Palazzo Nicolaci, Fontana d’Ercole. Vazhdon Udhëtimi për në Syracuse. Vizitë në Syracuse: Qyteti Vjetër apo Ishulli Ortigia, Tempulli Apollo, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo, Fontana Diana. Transferimi për në Catania. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:  Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore në Catania: Piazza del Duomo, Katedralja e Catanias, Via Etnea, Piazza Dell Univerista, Porta Garibaldi, Via Crociferi me 4 Kishat, Kalaja Ursino. Transferimi për në Aeroportin e Catanias. Nisja nga Catania në orën  15:20 . Mbrritja në Tiranë në orën 16.45.

Kujdes:
Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Oferta ne Palermo dhe Catania – Udhetime turistike – Guide turistike

FAQ – Pyetje te shpeshta per Oferta ne Palermo dhe Catania

Cfare duhet te vizitohet patjeter ne Palermo?

Ne Palermo duhet vizituar Katedralja e Palermos, Pallati Norman dhe tregjet tradicionale si Ballarò dhe Vucciria. Qyteti eshte i njohur per historine e pasur, arkitekturen arabe-normane dhe gastronomine siciliane.

Cfare e ben Catanian nje destinacion te vecante ne Sicili?

Catania eshte nje qytet historik ne bregun lindor te Sicilise dhe ndodhet ne rrëzen e vullkanit Etna. Qyteti eshte i njohur per arkitekturen baroke, sheshet historike dhe atmosferen e gjalle urbane.

A ja vlen te vizitohet vullkani Etna nga Catania?

Po, Etna eshte vullkani aktiv me i larte ne Europe dhe nje nga atraksionet kryesore te Sicilise. Nga Catania organizohen ekskursione drejt vullkanit me guida dhe pamje spektakolare.

Sa larg jane Palermo dhe Catania nga njera-tjetra?

Palermo dhe Catania ndodhen rreth 210 kilometra larg njera-tjetres dhe udhetimi zakonisht zgjat rreth 2 ore e gjysme deri ne 3 ore me makine ose autobus.

Kur eshte koha me e mire per te vizituar Palermon dhe Catanian?

Koha me e mire per te vizituar Palermon dhe Catanian eshte pranvera dhe vjeshta, kur temperaturat jane te buta dhe qytetet historike jane ideale per shetitje dhe eksplorim.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: