Riviera Italiane 5 Terre Portofino

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Riviera Italiane 5 Terre Portofino

Programi per Riviera Italiane 5 Terre Portofino

🟢Datat e nisjeve:

  • 27-29 Mars €359/person
    Perfshihet ne cmim 5 terre Treno Card

Itinerari i fluturimit:
Tirana – Pisa 06:00-07:50
Genoa – Tirana 16:50-18:35

1️⃣Dita e pare: Tirane – Genoa – Santa Margherita – Portofino – La Spezia:

Takimi në aeroportin e Tiranës dhe nisja me avion drejt Genoa-s.
Pas mbërritjes, vizitë e shkurtër panoramike e qytetit. Udhëtimi vijon drejt Santa Margherita Ligure, një nga qytetet më të bukura të rivierës italiane, ku bëjmë një ndalesë për kafe dhe shëtitje buzë detit.
Më pas udhëtojmë drejt Portofino-s, fshati i famshëm i rivierës me rrugica të ngushta dhe sheshin kryesor Piazza Martiri dell’Olivetta. Vizitë në Castello Brown, prej nga shijohen pamje të mrekullueshme të Gjirit të Tigullio-s.
Në mbrëmje mbërritje në La Spezia, sistemim në hotel dhe akomodim. Koha e lirë për darkë.

2️⃣Dita e dyte: Eksplorimi i Cinque (5) Terre

Pas mëngjesit në hotel, nisja me tren lokal për një ditë të dedikuar zbulimit të pesë fshatrave të famshëm:
• Riomaggiore – i njohur për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe portin e vogël.
• Manarola – një nga fshatrat më fotogjenikë, i pozicionuar mbi shkëmb me pamje drejt detit.
• Vernazza – një nga fshatrat më autentikë, me një port pitoresk dhe rrugica të gjalla.
• Monterosso al Mare – fshati më i madh dhe i vetmi me plazh të gjerë me rërë, i përshtatshëm për relaks.
Gjatë ditës, kohë e lirë për drekë dhe shijim të kuzhinës lokale, me verërat dhe specialitetet tipike ligureze.
Pasdite vonë, kthim në La Spezia dhe akomodim në hotel.

3️⃣Dita e trete: Savona – Genoa Riviera Italiane 5 Terre Portofino

Pas mëngjesit nisja drejt Savona-s, qyteti bregdetar me një port të madh turistik. Vizitë në Kullën e Leonit dhe shëtitje përgjatë shëtitores buzë detit.
Më vonë mbërritje në Genoa: tur panoramik i qytetit, ku përfshihen Via Garibaldi, Piazza De Ferrari, Katedralja San Lorenzo.
Vizitë në Portin e Vjetër, ku ndodhet Akuariumi i famshëm i Genoa-s – një nga më të mëdhenjtë në Europë – si dhe Galata Museo del Mare.
Pasdite shëtitje në qendrën historike dhe kohë e lirë për shopping apo darkë në restorante tradicionale. Akomodim në hotel në Genoa.

4️⃣ Dita e katert: Genoa – Tirane Riviera Italiane 5 Terre Portofino

Pas mëngjesit në hotel, kohë e lirë për shëtitje ose vizita të fundit.
Transferta në aeroport dhe fluturimi për në Tiranë.

🛈Ne pagese perfshihen:

• Transporti me automjet komod.
• Akomodimi ne hotel 3* ose 4*.
• Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
• Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
• Transfertat dhe shetitjet me autobus sipas programit.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne Monumentet dhe Muzeumet.
• Taksat e qytetit sipas hoteleve perkatese.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: