Vaji i trëndafilave nga luginat e Kazanlakut në Bullgari përdoret në parfume, kozmetikë, reçel, liker dhe si mbushje për çokollata. Duhen 3.000 kg. trëndafila për të prodhuar 1 kg. vaj të shtrenjtë dhe puna është shumë intensive e do shumë njerëz. Rreth 3.000 veta zgjohen para se të agojë dita për të mbledhur trëndafila dhe vjelja zgjat 20 deri 25 ditë. Vaji i trëndafilave nga Bullgaria përbën 80 për qind të prodhimit botëror.
Mijëra mysafirë nga vendi dhe nga jashtë çdo vit vijnë në Bullgarinë Qendrore, që të përfshihen në festën e paharrueshme kushtuar lulëzimit të trëndafilit të njohur bullgar të vajit. Qyteti Kallofer është një nga vendbanimet, që pret admiruesit e udhëtimeve pikërisht gjatë stinës së lulëzimit të trëndafilave të vajit. Për shumë turistë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra ky është një përjetim i papërsëritshëm herët në mëngjes, kur fushat janë plotë pikla vise. Pikërisht atëherë aroma e trëndafilave është më e fortë dhe përhapet larg në luginë. Kalloferi është një qytet i vogël, i zhytur në rrezet e shkrepave të rrëpirëta shkëmbore të malit Stara Pllanina. Ai është vendlindja e poetit gjenial dhe revolucionar bullgar Hristo Botev. Në qendrën e qytetit ka një monument kushtuar këtij heroi legjendar bullgar. Turistët vijnë këtu më tepër për natyrën e ruajtur të malit dhe për Luginën e Trëndafilave. Trëndafili bullgar i vajit është një komponent përbërës i të gjitha parfumeve më të njohura në mbarë botën. Ky lloji trëndafili rrit vetëm në Luginën bullgare të Trëndafilave. Petlat e bukura me aromë të këndshëm sjellin gëzim vetëm gjatë pranverës, kur lulëzon kjo lule hyjnore. Në shumë vende të botës ka peizazhe të mrekullueshme natyrore dhe fenomene historike, por atë, që ofron si një shtojcë rajoni i qytetit Kallofer, janë trëndafilat.
Kulmi i stinës së trëndafilave është gjatë javës së parë të muajit qershor, kur sipas traditës fillon mbledhja e luleve. Për këtë rajon kjo është një festë e madhe, që shoqërohet me demonstrime të ndryshme të traditave vendore dhe të folklorit krahinor. Për mbledhjen e trëndafilave të vajit në Kallofer vijnë shumë turistë edhe nga Japonia. Në afërsi të qytetit shtrihet Parku Kombëtar “Ballkani Qendror”, i njohur me natyrën e bukur. Në këtë rajon është një nga shtigjet më të bukura dhe piktoreske ekologjike në vendin tonë. Rajoni njihet edhe me veshjet e bukura dhe me traditat e lashta folklorike. Nikollaj Cucov ka mbaruar shkollën koreografike dhe zakonisht u transmeton mysafirëve të vet vallet popullore bullgare. Turistët vizitojnë vise të ndryshme në periferitë e qytetit Kallofer dhe bëjnë degustime:
“Degustimi i djathtit të deles me rigon dhe me erëza të ndryshme ofrohet në një fermë malore. Krahas kësaj vizitojmë atelietë e punuesve vendore të dantellave. Thurja e dantellave është një nga zanatet kryesore të grave në rajonin e qytetit që nga shekulli i XIX. Duke vizituar qytetit Kallofer miqtë mund të njihen me punimin e thikave, një zanat tipik për rajonin, dhe me endjen e qilimave dhe velenxave origjinale bullgare. Ato janë tradita, që transmetohen brez pas brezi.”