Pushime në Kroaci – 6 dite, 289€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime në Kroaci, Paketa turistike në Kroaci

Detajes e paketës “pushime në Kroaci”: 

Datat e tjera te nisjeve:
22 Gusht – €299
► 29 Gusht – €289

  • Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Kroaci do i’u duhet të keni:
    PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Kroaci;

 

Dita 1. 

► Nisja nga Tirana në orën 05:00
► Nisja nga Durresi në orën 04:15 (500 Lek/personi pagese extra)
► Nisja nga Elbasan  në orën 04:15  (500 Lek/personi pagese extra)

Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi. Ndalesë në Budva për të vizituat qytetin e vjetër dhe monumentet krysore të qytetit. Dreka e lirë. Vazhdimi i udhëtimit për në Herceg Novi , dhe fillimisht me traget do të kalohet gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut.  Kohë e lirë. Darka në Hotel.

Dita 2. 

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në portin e ri të qytetit të Dubrovnikut. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Lundrimi me anijen Elaphite ju çon në një ekskursion të plotë ditor për të vizituar tre ishujt më të bukur në arkipelagun e Dubrovnikut, ishujt Koloçep, Shipan dhe Lopud, kështu që mund të eksploroni vendet historike, natyrën e paprekur dhe frymën e kohërave të vjetra. Ju do të lundroni duke qëndruar në bordin e anijeve tona të gjera tradicionale prej druri, Kupinova ose Gospe od Karmena, të cilat janë ndër më të mëdhatë që vizitojnë ishujt dhe janë të pajisura me tualete në bord, kuzhinë, zonë ngrënieje dhe kuverta panoramike të diellit. Qëndrimi është i organizuar në secilin ishull (Koloçep rreth 1 orë, Shipan rreth 45 minuta, Lopud  dhe 2 orë gjysmë me mjaftueshëm kohë për të vizituar, për të eksploruar pamjet lokale, për të bërë banjo dielli dhe not. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 35 EUR për person, ku i’u perfshihen dreka, pije jo-alkolike dhe alkolike pa limit. Kthimi në hotel. Darka në hotel.  Qëndrim i lirë në qëndër të qyteti ku nuk mungojnë sugjerimet e guidës.

(Per personat qe nuk kane deshire te bashkohen guides mund te shfrytezojne pishinen e hotelit ose plazhet prane tij)

Dita 3. 

Pas mëngjesit, i drejtohemi teleferikut në qytet, ku pasi të ngjitemi, konsumojmë kafen e mëngjesit  me pamjen panoramike të qytetit të mrekullueshëm të Dubrovnikut. Pas zbritjes, vizitojme qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Françeskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Vlashit, Katedralja e Shën Mërisë, Monumenti i Orlandos etj.Kjo shëtitje zgjat deri rreth orës 12:00. Më pas nisemi për plazh në Banja beach të Dubrovnik, ngjitur me qytetin e vjetër, ku do të qëndrojmë deri rreth ores 17:00. Aty do gjeni mundesinë për të zhvilluar sporte ujore. Pas qëndrimit në Banja Beach kthehemi në hotel . Pasdite e lirë. Darka në hotel. Mbrëmja e lirë.

(Per personat qe nuk kane deshire te bashkohen guides mund te shfrytezojne pishinen e hotelit ose plazhet prane tij)

Dita 4. 

Pas mëngjesit, nisemi për Babin Kuk, një nga lagjet e qytetit te Dubrovnikut do të qëndrojmë për plazh tek plazhi “Copa Cabana”. Mundësi për sporte ujore.  Gjatë pasdites kthehemi në hotel. Darka në hotel. Mbrëmja e lirë.(Per personat qe nuk kane deshire te bashkohen guides mund te shfrytezojne pishinen e hotelit ose plazhet prane tij)

Dita 5. 

Pas mëngjesit, është mundësia për një ditë opsionale në rivierën e Dubrovnikut, e cila kushton 10 EUR për person dhe kjo ditë fillon me fshatin turistik Srebreno ku do të qëndrojmë për plazh deri nga ora 16:00. Aty është edhe mundësia për qëndër tregtare tek “Sub City”. Pas orës 16 do të shkojmë tek qyteti më jugor i Kroacisë, në Cavtat, për të vizituar qytetin. Gjatë mbrëmjes kthehemi në hotel. Darka në hotel, mbrëmja e lirë.
(Per personat qe nuk kane deshire te bashkohen guides mund te shfrytezojne pishinen e hotelit ose plazhet prane tij)

Dita 6. 

Pas mëngjesit dhe check out-it, nisemi drejt Malit të Zi ku do të përshkojmë të gjithë gjirin e Kotorrit edhe do të ndalojmë në fshatin e Perastit ku do të kemi mundësi për një shëtitje opsionale tek dy ishujt e gjirit të Kotorrit, ishulli i Shën Gjergjit dhe Perëndia e shkëmbinjve. Pas vizitës në këto ishuj, do të nisemi për një vizitë në qytetin e Kotorrit, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pasi të vizitojmë monumentet kryesore të qytetit si Sheshi i armëve, Katedralja e Shën Trifonit etj, do të nisemi drejt Tiranës. Mbërritje në Tiranë rreth mbrëmjes vonë.

Cmimi per femijet:
Nga 0-2.99 vjec: Falas
Nga 3-7.99 vjec: 50% zbritje nese akomodohen ne dhome me 2 prinder
Mbi 8 vjec: Cmimi si te rritur

Perfshihen:

– Transporti me bus/minibus komod.
– Akomodimi 5 nete ne hotel lero 4*.
– Pishina e hoteli.
– Mengjes dhe darke.
– Shoqerues shqiptare gjate udhetimit .

Nuk Perfshihet:

– Shetitja me anije 35 euro/person.
– Bileta e teleferikut 25 eruo/person.
– Taksat lokale e cila paguhet cash ne recepsion . 1.4 euro/person per nate.
– Hyrjet ne muze dhe atraksione turistike.
– Siguracioni I jetes ne udhetim (I keshillueshem)
– Pcr test/rapid test.

Shënim

  • Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar
  • Fëmija nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avoni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Paketa turistike në Kroaci: Pushime në Kroaci. Agjensi turistike në Tiranë Kalemi Travel ofron paketa turistike Kroaci. Kontaktoni stafin tonë për tu bërë pjesë e një udhëtimi më autobus në Kroaci e për të shijuar rivierën Dalmate. Plazhet e Kroacisë mundësojnë pushimet verore ideale për turistët. Kontaktoni Kalemi Travel & Tours për këto pushime verore, apo për oferta turistike të tjera fantastike. pushime ne kroaci

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: