Prizren-Prevallë, 2 ditë €65

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
PREVALLË, PRIZREN

► 5 12, 19, 24, 25, 26 Dhjetor

PROGRAMI:

►Dita e parë:

► Nisja nga Tirana në orën 08:00.
► Nisja nga Durrësi  në  orën 07:00.
► Nisja nga Elbasani në  orën 07:00.

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
Mbërrijmë në Prevallë. Zbulim dhe shijim i natyrës mbresëlënëse që Bjeshkët e Sharrit përcjellin. Kohë e lirë për konsumimin e drekës. (guida shoqëruse ju sugjeron opsionet më të mira që mund të zgjidhni)
Akomodimi tek hotel Sharri më i mirë i zonës. Kohë e lirë gjatë së cilës mund të shfrytëzohet pishina dimërore. Darka në hotel.

►Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel. Dalje e vonë nga hoteli dhe konsumi i kafes së mëngjesit në aromën e freskët të Bjeshkëve të Sharrit, Prevallë. Pastaj nisemi drejt Prizrenit. Do të ndalemi në qendër të qytetit ku do kemi mundësi të vizitojmë pikat kryesore të tij, gjithashtu të konsumojmë edhe drekën. Nisja për kthim me një ndalesë të shkurtër (opsionale) gjatë rrugës.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

►Kujdes:

Duhet të jeni të pajisur me Letërnjoftim ose Pasaportë gjatë udhëtimit!

Ne cmim perfshihet:
-Transporti me automjet komod
-Akomodim te hotel Sharri
-Mengjesi dhe darka
-Perdorimi i pishines dimerore
-Guida shoqeruese gjate udhetimit

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: