Prage, 9 Prill, 5 dite, €349 (me avion)

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Dita e Parë: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 21:35 – Mbrritje më 23:00. Transfertë Aeroporti i Budapestit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë Mëngjesi në hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike në Bratisllave. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t.
Fjetje në Hotel.

Dita e KatërtMëngjesi në Hotel. Paradite, vizitohen: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Nga ora 13.00 Nisje direkt per Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje ne Budapest. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit te Budapestit. Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. – Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri.

Nisja më 9 Prill

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. – €18

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: