Potamaki 3* – Benitses, Korfuz

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Korfuz

Hoteli me 3 yje në Korfuz, Potamaki Beach është vendosur në qendër të fshatit Benitses, nga ana e detit. Ai është një hotel modern 5 katësh me ambjente të këndshme dhe të rehatshme publike, tarraca të mëdha, pishinë dhe ngrohje qendrore. Hoteli ka 167 dhoma të mëdha dhe të rehatshme të pajisura me banjo private, ngrohje qëndrore, telefon, TV me satelit, minifrigorifer, tharëse flokësh, ajër i kondicionuar, pastrim i përditshëm. Potamaki Beach ofron edhe : restorant, 3 bare, pishinë të madhe me ujë të freskët me cadra dhe shtretër dielli (falas) rrethuar me pemë limoni dhe portokalli, shërbim në dhomë, kopshte të gjerë, këmbim valute, kasafortë, shërbim mjekësor, disko, lojra elektronike dhe bilardo. Për më tepër ka një ekip për organizimin e animacionit dhe shfaqje muzikore, vallëzim dhe lojra me konkurse.
Më Shume Detaje: Koncepti Half Board

– Mëngjesin dhe Darkën të përfshira.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 139 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 179 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 219 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 69 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: