Plazh ne Ibiza – Tur ne Barcelone

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Plazh ne Ibiza


🔾 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟱Datat e nisjeve:

  • 24 Qershor 895€ (ne 27 Qershor fluturimi drejt Ibiza)

Programi per Plazh ne Ibiza – Tur ne Barcelone

1ïžâƒŁDita e pare – Nisja drejt Barcelones

Fluturimi direkt nga Tirana per ne Barcelone nis ne oren 20:00. Mbrritja ne qytetin katalanas ne oren 22:40. Pas procedurave te kontrollit dhe marrjes se bagazheve, transferohemi drejt hotelit. Sistemimi dhe fjetje – nata e pare ne Barcelone.

2ïžâƒŁDita e dyte – Arkitekture, elegance dhe historia gotike

Pas mengjesit ne hotel, fillojme diten me nje shetitje ne nje prej bulevardeve me elegant te qytetit: Passeig de Gracia. Ketu gjenden markat me te njohura boterore dhe ndertesa me arkitekture unike si Casa Mila, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe hoteli legjendar Majestic. Ndalesa ne sheshin qendror Plaça Catalunya dhe statuja e Cesk Macia.

Vazhdojme eksplorimin ne lagjen Gotike – zemra e vjeter e qytetit – ku ndodhen Pallati i Muzikes Katalanase (nje vepĂ«r e Louis Domenech i Montaner) dhe sheshi Placita de la Seu, me Katedralen madheshtore te Shen Eulalise. Pasdite e lire ne qytet. Fjetje ne hotel.

3ïžâƒŁDita e treteGaudi, Ikona & Zemra e Barcelones

Mengjesi ne hotel. Paraditja nis me viziten ne Park Guell – nje bote magjike me forma surrealiste e ngjyra nga Gaudi. Me pas, ndalese ne Sagrada Familia – simboli i Barcelones dhe nje nder veprat me mahnitese arkitekturore ne bote.

Vazhdojme me Aquariumin e Barcelones dhe parkun Ciutadella, ku ndodhen Keshitjella e Tre Dragojve, Cascada Monumentale dhe Harku i Triumfit. Pamje e shkelqyer drejt Torre Agbar – nje prej ndertesave me moderne ne qytet.

Pasdite, zbresim ne sheshin Espania dhe ngjitemi ne kodren Montjuic, ku ndodhen Stadiumi Olimpik dhe Muzeu i Arteve te Katalonjes. Me pas, shetitje ne portin e krociereve ku ngrihet statuja e Kolombit (Mirador de Colom) dhe shetitje ne Las Ramblas – rruga me e famshme tregtare e Barcelones. Ne rruge vizitojme Palau Guell, nje tjeter perle nga Gaudi, dhe sheshin e gjalle Reial.

Dita mbyllet me vizite ne Marinen Olimpike, me dy kullat e larta simbol te Barcelones: Hotel Arts dhe Torre Mapfre. Ne fund, ndalese emocionuese tek stadiumi i FC Barcelona, ku do kemi mundesi te vizitojme muzeun dhe Camp Nou. Fjetje ne hotel.

4ïžâƒŁ Dita e katert

Mengjesi ne hotel. Paradite, udhetim opsional drejt Montserrat, nje prej vendeve me te shenjta ne Katalonje. Manastiri i Montserratit ndodhet ne maje te malit, i rrethuar nga pamje madheshtore dhe nje atmosfere e thelle shpirtrore.

Pas kthimit, bejme transferimin drejt aeroportit te Barcelones. Fluturimi direkt per ne Ibiza nis ne oren 21:55 dhe mbrrijme ne oren 23:00. Pas mberritjes, transferimi ne hotel. Sistemimi dhe fjetje ne Ibiza.

5ïžâƒŁ Dita e peste Plazh ne Ibiza

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

6ïžâƒŁ Dita e gjashte

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

7ïžâƒŁ Dita e shtate Plazh ne Ibiza

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

8ïžâƒŁ Dita e tete Plazh ne Ibiza

Mengjesi ne hotel. Pas nje pushimi te merituar dhe ndjesive qe vetem Ibiza mund te te fale, bejme transferimin drejt aeroportit.
Fluturimi Ibiza – Tirane, me ndalese tranziti ne Barcelone. Nisja nga Ibiza ne oren 16:15 dhe mberritja ne Tirane ne oren 01:55 pas mesnate.
Udhetimi perfundon, por emocionet, ngjyrat dhe kujtimet e ketij itinerari do mbeten gjate ne zemrat tuaja.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje Tirana – Barcelona – Tirana
Fluturimi vajtje ardhje Barcelona – Ibiza
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Opsionalet e Turit

Per ata qe deshirojne te shtojne me shume magji ne kete udhetim, ofrohen aktivitetet me poshte me pagese shtese:

  • UdhĂ«timi per ne Montserrat – 15 euro
  • Bileta per hyrjen ne Manastirin e Montserrat – 21 euro
  • Bileta per viziten ne Sagrada Familia – 40 euro
  • Bileta per hyrjen ne Park Guell – 11 euro
  • Bileta per Camp Nou (Stadiumi i FC Barcelona) – me kerkese dhe vlera varet nga dita e rezervimit. Biletat blihen ne sportel me asistencen e guides.

Kujdes: Numri i vendeve per aktivitetet opsionale eshte i kufizuar – rezervimet behen gjate udhetimit.

Shënim i Rëndësishëm

  • Te gjitha rezervimet per biletat e hyrjeve behen paraprakisht, ne momentin e rezervimit te turit.
  • Kujdes: Nisja e turit eshte me date 24 Qershor.
  • Fluturimi per ne Ibiza eshte me date 27 Qershor.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com âŹ…

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: