KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup).
Programi:
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 13.10. Mbrritja në Paris në 16.05. Transferimi për në Rennes. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Dinard. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtije rreth 1 orë në Dinard. Vazhdimi për në Saint Malot. Udhëtimi zgjat 0.5 orë. Shëtitje rreth 1 orë. Vazhdimi për në Mont Saint Michel. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje në Ishullin e Famshëm Mont Saint Michel. Kthimi për në Paris, Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kush dëshiron të vizitojë brenda, hyrja kushton €25. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Opsionale: Vizitë në Versajë. Vajtje në Versajë €15. Kush dëshiron të vizitojë brenda, hyrja kushton €30. (Për Hyrjen duhet rezervuar në avancë)
Transferimi për në Paris Beauvais Airport. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 16.30. Mbrritja në Tiranë në orën 19.05.
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel 3* për 4 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 20 x 25 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.