Verona, Venecia, 2 dite – 180€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

oferta ne venecia

 

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 14 Shtator 217€

Programi per Oferta ne Venecia

1️⃣Dita e pare oferta ne venecia

Nisja nga Tirana me fluturim direkt drejt Venecias Treviso ne oren 06:50. Mbërritja në Aeroportin e Trevisos rreth ores 08:30, dhe nisje drejt qytetit të Venecias, një nga destinacionet më romantike në botë.

Vizitë në monumentet kryesore të qytetit:
Piazza San Marco, sheshi qendror dhe zemra e Venecies
Bazilika San Marco, simbol i lavdisë bizantine
Palazzo Ducale, pallati i Duxit me arkitekturë gotike të mrekullueshme
Ura Rialto, mbi kanalin e madh, nje nga atraksionet me te njohura turistike

Pasdite, kohe e lire per shetitje individuale ne rrugicat karakteristike ose per nje shëtitje me gondolë (me pagesë ekstra).
Ne mbremje, sistemim dhe fjetje ne hotel prane Venecias.

2️⃣Dita e dyte oferta ne venecia

Mengjes ne hotel dhe nisje drejt Verones, qyteti i famshem i Romeos dhe Xhulietes. Udhëtimi zgjat rreth 2 ore.

Vizitë ne pikat me të njohura turistike:
Shtëpia e Xhuljetës dhe ballkoni legjendar
Arena e Verones, amfiteatri romak i shekullit I
Piazza delle Erbe dhe Via Mazzini, zona më e gjallë për shopping dhe kafe tradicionale
Arche Scaligere, monument i stilit gotik dhe Kulla Lamberti, me pamje panoramike mbi qytet

Pasdite, transferte drejt Aeroportit te Trevisos. Fluturimi për në Tirane ne oren 18:20. Mberritja ne Tirane ne oren 19:50.

📌 Kujdes: Taksa e hyrjes në Venecie

Sipas rregullores aktuale, çdo vizitor që hyn në Venecie duhet të paguajë një taksa ditore hyrjeje përmes faqes zyrtare: https://cda.ve.it/it

  • Nëse paguani të paktën 4 ditë përpara, taksa është 5 euro
  • Nëse paguani më pak se 4 ditë përpara, taksa është 10 euro

🔹 Fëmijët nën 14 vjeç janë të përjashtuar nga pagesa, por duhet të regjistrohen gjithsesi për të marrë QR Code-in e hyrjes
🔹 Çdo vizitor është përgjegjës individualisht për pagesën dhe mbajtjen e QR Code-it gjatë hyrjes në qytet

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Nuk eshte perfshire trageti dhe taksa e hyrjes ne Venecia

Kujdes:

Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne cdo rast, programi i udhetimit do zbatohet i plote me spostimet dhe korigjimet e nevojshme, pa cenuar eksperiencen e udhetimit.

Itinerari ditor perfshin ndalesa dhe udhetime te planifikuara me kujdes. Nese ndodhin vonesa per shkak trafiku apo ndonje ndalese qe zgjat me shume se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen. Kujtojme se shoferi i autobusit ka detyrimin ligjor per ndalese ne orarin e punes.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: