Per programin 3 ditor Sarajeve – Mostar – Medjugorje klikoni KETU!
Nisjet cdo te shtune dhe ne datat:
► 20, 21, 27, 28 Prill
► 1 Maj
Udhetimi 2 ditor:
Nisje cdo fundjave.
Programi:
Dita e pare:
Nisja me autobus Komod nga Tirana ne oren 05:00.
Kryerja e procedurave kufitare, kalimi nga Hani Hotit dhe kalim nga Podgorice dhe nga qytetin i Nikshiqit. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Vazhdim i udhetimit për në Medjugorje.
Vizite në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:
- Urën e famshme të Mostarit;
- rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër
- Xhaminë e Madhe;
- Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja në botë).
Vazhdojme udhetimin tone. Mbërritja ne Medjugorje dhe akomodimi ne hotel. Mbremja e lire ne qytet.
Dita e dyte:
Mengjesi ne hotel. Ne vazhdim do të vizitojme Medjugorjen ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar. Ne vazhdim do fillojme pelegrinazhin per te vizituar edhe Kryqin e Shen Merise, nje koder e shenjte ku besohet se eshte shfaqur Shen Meria ne 1981 si edhe ne vitet ne vazhdim. Me pas vazhdojme viziten tone ne ujvarat Kravicas ne nje nga mrekullite e natyres ne zonen e Medjugores.
Nisja për në Tiranë. Kthimi serisht nga Nikshiqi. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.
Në cmim përfshihet
- Udhëtimi me autobus komod Tirane – Medjugorje – Tirane.
- Akomodimi në hotel me 3* per nje nate qendrim.
- Mëngjesi dhe darka.
- Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
Në cmim nuk përfshihet
- Kerkesat ekstra jashtë programit.
- Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
- Siguracioni i jetës në udhëtim ( i keshillueshem)
Shënim
- Programi i mesiperm eshte i vlefshem VETEM per daten me te afert te nisjes. Datat e tjera MUND te kene ndryshime te vogla ne varesi te disponibilitetit ne hotel apo rasteve te festave.
- Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
- Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.
Fëmijët
- 0-2 vjec janë falas;
- 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
- mbi 12 vjec paguan si i rritur;
- nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
Ju bëjmë me dije se
- Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
- Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.