Lesse 4* – Hanioti Halkidiki

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Hoteli Lesse me 4 yje, ndodhet 100 km. larg Aeroportit ndërkombëtar të Selanikut, në gadishullin e blertë të Kasandrës, duke qendruar mbi ujërat e Gjirit Toroneos.

Hoteli është ndërtuar në vitin 2003 në një sipërfaqe prej 5 hektarësh rrethuar me pemë pishash dhe ullinjsh, vetëm 700 m larg nga sheshi i Haniotit dhe 80 m nga plazhi.

Hoteli ofron 16 apartamente për tre ose katër persona si dhe 72 dhoma dyshe e treshe. Të gjitha dhomat kanë TV me satelit, shërbim në dhomë, shërbim zgjimi, telefon direkt, ajër të kondicionuar, kasafortë, dedektor zjarri, kuzhinë të vogël, mini bar, frigorifer, tharëse flokësh, hekur për hekurosje.

Hoteli ka një pishinë të jashtme për të rritur dhe një për fëmijët. Objekte të tjera jane restoranti që ofron mëngjese dhe darka me stilin bufe, një restorant a la carte, bar në pishinë, mini market, sanua dhe jacuzzi. Në të organizohen edhe netë tematike me muzikë, kërcime dhe surpriza të shumta.

Koncepti: “Half Board” – Gjysmë Pensioni. Mëngjesi dhe darka të përfshira.

Fëmija i dytë në dhomë standart fle në të njëjtin krevat me prindërit.

Më Shume Detaje:
Distancat:

– 100 km nga aeroporti i Selanikut
– 80 m nga plazhi
– 700 m nga qendra e Haniotit

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 239 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 329 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 419 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 289 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: