Krishtlindje dhe Viti i Ri në Pragë

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti Ri në Pragë

KRISHTLINDJE NE PRAGE DHE DRESDEN

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve

  • 12 – 15 Dhjetor 429€

Vizitohen: Prage, Karlovy Vari, Dresden
Itinerari i fluturimit:
Tirana – Prage 19:55 – 22:05
Prage – Tirana 22:40 – 00:35

Programi per Krishtlindje ne Prage – Dresden

1️⃣Dita e pare

Takimi ne aeroportin e Rinasit 3 ore perpara fluturimit. Fluturimi direkt Tirane – Prage. Mbrritja ne mbremje dhe transferim drejt hotelit. Sistemim dhe akomodim ne hotel. Fundi i sherbimit per diten e pare.

2️⃣Dita e dyte

Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Dresden (udhëtimi rreth 2 ore). Vizite ne qytetin historik ku shohim:

  • Sheshin Altmarkt dhe Striezelmarkt, tregun me te vjeter te Krishtlindjeve ne Gjermani
  • Frauenkirche, katedralja baroke simbol i qytetit
  • Bruhlsche Terrasse (“Ballkoni i Evropes”) mbi lumin Elba
  • Zwinger Palace (pamje e jashtme dhe oborret baroke)
  • Semperoper, opera e famshme (pamje e jashtme)

Pas vizitave, kohe e lire per te shijuar tregjet e Krishtlindjeve, suvenire dhe specialitete vendase. Kthim ne Prage. Mbremje e lire dhe fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel. Tur i plote i Prages ku vizitohen:

  • Keshtjella e Prages, me Katedralen Shen Vitus, Baziliken Shen Xhorxh, Pallatin Mbretëror, Galerine Kombetare, Baziliken brenda kalase dhe Rrugicen e Arte
  • Kisha e Loretos
  • Sheshi i Qytetit te Ri dhe Qyteti i Vjeter me Kullen e Ores Astrologjike
  • Kalimi mbi Uren e Charlsit, te zbukuruar me 30 statuja unike

Pasdite dhe mbremje e lire ne tregjet e Krishtlindjeve. Fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Karlovy Vary (rreth 2 ore). Vizite ne:

  • Kolonaden e Milles (Mill Colonnade)
  • Kolonaden e Burimit te Nxehte (Hot Spring Colonnade)
  • Kishen e Shen Marise Magdalenë
    Shëtitje ne pedonalen buzë lumit Tepla, zone shume terheqese turistike.

Pas vizitave, kthim ne Prage dhe vizite opsionale ne Keshtjellen e Prages, kështjella antike me e lashte ne bote. Transfertë per ne aeroport. Fluturimi direkt Prage – Tirane, nisja sipas orarit dhe mbrritja pas mesnate. Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje me avion
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel 3* ose 4*
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shendetit ne udhetim
Taksa lokale 2€ per person per nate

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

VITI I RI NE PRAGE

Programi per Viti i Ri në Pragë

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja.

KUJDES: Cmimi eshte momental dhe ndryshon me shitjen e vendeve!

Programi: 

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Pragë. Nisja më  12.15 – Mberritje në Pragë më 14:05.  Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë. Nisja më 14.45 – Mberritje në Tiranë më 16.40. 

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3, Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
 
 

Kalemi Travel ofron një mundësi unike për të festuar Vitin e Ri 2025 në Pragë, një nga qytetet më të bukura dhe historike të Evropës. Kjo paketë turistike është krijuar për ata që duan të përjetojnë magjinë e natës së ndërrimit të viteve në një qytet me arkitekturë të mahnitshme, rrugë të ndriçuara dhe atmosferë të ngrohtë festive.

Paketa turistike përfshin fluturime direkte dhe akomodim në hotele komode në qendër të Pragës, duke ju lejuar të shijoni çdo moment të udhëtimit tuaj. Përveç kësaj, Kalemi Travel ofron një darkë speciale për Vitin e Ri, në një nga restorantet tradicionale të qytetit, ku mund të provoni ushqimin çek dhe të festoni në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.

Eksperienca juaj do të jetë e pasuruar me guida të organizuara për të eksploruar atraksionet kryesore të Pragës, si Kështjella e Pragës, Ura e Karlit dhe Sheshi i Qytetit të Vjetër, të zbukuruar plotësisht për festat e fundvitit. Mos humbisni mundësinë për të përjetuar spektaklin e fajerverkeve mbi lumin Vltava, një nga momentet më të bukura të natës së Vitit të Ri.

Paketa turistike për Vitin e Ri 2025 nga Kalemi Travel për në Pragë është një zgjedhje perfekte për çiftet që kërkojnë një arratisje romantike, për familjet që duan të kalojnë kohë së bashku, dhe për miqtë që duan të festojnë në një qytet të gjallë dhe historik.

Për të rezervuar këtë paketë dhe për të siguruar një udhëtim të paharrueshëm për Vitin e Ri, kontaktoni Kalemi Travel. Mos e humbisni këtë mundësi për të nisur Vitin e Ri 2025 në zemrën e Evropës, me kujtime të bukura dhe eksperienca të veçanta!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: