Kanionet e Osumit, 2 ditë 6000 Lek

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
SKRAPAR , KANIONET E OSUMIT , BERATI, LIQENET E BELSHIT .

► 13, 20, 27 Qershor
► 4, 11, 18, 25 Korrik
► 1, 8, 15, 22, 29 Gusht
► 5, 12, 19, 26 Shtator

PROGRAMI

► Dita e pare :  ( Tirane – Belsh – Berat ) .

Nisja nga Tirana ne oren 06:30 .
Nisja nga Durresi ne oren 05:45 .
Nisja nga Elbasani ne oren 07:00 .

Vazhdimi i udhetimit drejt fshatit turistik Belsh . Vizite fshat dhe  ne liqenet e famshem te Belshit .
Nisemi per ne qytetin e Beratit . Akomodimi ne hotel 4* ne qender te Beratit me arkitekture tradicionale  ne lagjen e vjeter te Mangalemit .
Pasdite ne shoqerine e guides, do te viztiojme qytetint e Beratit duke filluar nga kalaja e qytetit, muzeu i ikonave Onufri, lagja e vjeter e Gorices, lagja e vjeter e Mangalemit, qendren e qytetit.
Konsumimi i darkes ne hotel .Pas  darkes qendrim i lire .

► Dita e dyte : ( Berat – Corovode – Kanion – Bogove – Tirane )

Pas konsumimit te mengjesit ne hotel nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Eksplorimi jonë nis me vizitën tek ‘Lakorja Panoramike e Flamurit’, një nga pikat më të bukura buzë kanionit. Më pas do të vizitojmë ‘Vrimën e Nuses'(nga ku rrjedhë një legjendë që do ta zbulojmë gjatë udhëtimit) dhe Urën e Vjetër të Zaberzanit të vendosur në një nga pjesët më të bukura midis faqeve të kanionit.Ne Zaberzan mund te shfrytezoni rrjedhen e Lumit Osum per tu lare dhe per banjo dielli .  Gjithashtu do të kemi mundësi që gjatë eksplorimit të prekim Mullirin e Babait, Gjurmën e Abaz Aliut edhe Urën e Kasabashit (monument kulture). Opsionale është mundësia për të përjetuar edhe adrenalinën e rafting (pagesa ekstra 40 euro/person).Konsumimi i drekes sugjerohet  ne restorantet buze kanionit ose ne restorantet e Corovodes .Në kthim do të ndalojmë në Bogovë ku do të kemi mundësi të vizitojmë Ujëvarën e Bogovës .

Me pas vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë , Durrës  dhe Elbasan rreth orës 21:00.

NE CMIM PERFSHIHET

– Transporti  komod vajtje – ardhje .
– Mengjesi dhe darka
– Akomodimi ne hotel me 4 yje ne qender te Beratit

NE CMIM NUK PERFSHIHET 

– Gjithcka qe nuk eshte permendur me siper.
– Rafting 40 Eur Extra ( Realizimi eshte ne varesi te nivelit te lumit )
– Vizitat ne muzeme dhe kala.

POLITIKAT E FEMIJEVE

• 0-1.99 vjec janë falas
• 2-5.99 vjec, përfiton 15 % zbritje
• Mbi 6 vjec pagese e plote

SHENIM

►Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1- 3 ditë para.
► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike .

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: