Kanionet e Osumit, 1 ditë 1800 Lek

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
KANIONET E OSUMIT, UJËVARA E BOGOVËS, BERATI

► 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

PROGRAMI

►Nisja nga Tirana në orën 06:00 .
►Nisja nga Durresi në orën 06:30 .
►Nisja nga Elbasani në orën 05:20 .

Pas takimit me grupin dhe guidën, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Kanioneve të Osumit. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë për kafen e mëngjesit.

Pas ndalesës për kafe nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Eksplorimi jonë nis me vizitën tek ‘Lakorja Panoramike e Flamurit’, një nga pikat më të bukura buzë kanionit. Më pas do të vizitojmë ‘Vrimën e Nuses'(nga ku rrjedhë një legjendë që do ta zbulojmë gjatë udhëtimit) dhe Urën e Vjetër të Zaberzanit të vendosur në një nga pjesët më të bukura midis faqeve të kanionit. Gjithashtu do të kemi mundësi që gjatë eksplorimit të prekim Mullirin e Babait, Gjurmën e Abaz Aliut edhe Urën e Kasabashit (monument kulture). Opsionale është mundësia për të përjetuar edhe adrenalinën e rafting (pagesa ekstra 40 euro/person).

Në kthim do të ndalojmë në Bogovë ku do të kemi mundësi të vizitojmë Ujëvarën e Bogovës dhe do të mund të konsumojmë drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt Beratit do të bëjmë një vizitë të shkurtër në qytetin e “një-mbi-një dritareve”. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt.

Pas vizitës në Berat, vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë , Durrës  dhe Elbasan rreth orës 21:00.

NE CMIM PERFSHIHET

– Transporti me bus/ minibus.
– Shoqeruesi gjate udhetimit

NE CMIM NUK PERFSHIHET

– Dreka
– Rafting 40 Eur Extra

POLITIKAT E FEMIJEVE

• 0-1.99 vjec janë falas
• 2-9.99 vjec, përfiton 15 % zbritje
• Mbi 10 vjec pagese e plote

SHENIM


► Per rezervim nevojitet pagese e plote  .
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-2 ditë para.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: