Hotel Kalemi 2, hoteli me karakteristik i Gjirokastres, nje shtepi mbi 200 vjecare e restauruar, me dhoma komode, punime me gure dhe me dru, me tavane te punuar me mjeshteri nga artizanet e Gjirokastres ndodhet ne qender te qytetit te vjeter, shume prane Qafes se Pazarit. Hotel Kalemi 2 eshte hoteli me i preferuar nga turistet e shumte qe vizitojne qytetin e vjeter, dhe jo vetem. Ambasadore, politikane te huaj dhe shqiptare, delegacionet e huaja zgjedhin gjithmone Hotel Kalemi gjate qendrimit te tyre ne Gjirokaster. Vleresimi ne Booking.com eshte gjithmone ne standarta te larta, 9.2.
Gjate gjithe sezonit, Hotel Kalemi 2 ofron paketen All Inclusive me cmim oferte:
Paketa e fundjaves, 1 nate 2 dite:
Dita 1:
Mberritja ne hotel. Pritja me pijen e mireseardhjes, caj mali dhe kek shtepie. Akomodimi ne dhoma superior. Kohe e lire per clodhje ose nje kafe ne Qafen e Pazarit.
Ora 19:00, darka me ushqime tradicionale te zones. Nje menu e pasur me ushqime qe nuk keni mundesi t’i provoni askund tjeter, pervec Gjirokastres:
– Qifqi, ushqim tradicional i zones, i gatuar ne tigane me gropa, te bere posacerisht per kete lloj gatimi. Gjate vizites tone, do keni mundesi te shikoni dhe te mesoni se si pergatiten qifqite. Perberesit e Qifqive: oriz, vezë, djathë të bardhë, miell, dhjozmo, vaj, piper i zi dhe kripë.
– Supa e Pashait, ose Pashaqofte, quhet kështu sepse gatuhej për Ali Pashë Tepelenën dhe përbërja është qofte orizi me mish, të gatuara në salcë të bardhë
– Shapkat, me miell misri e lakra të egra është një tjetër pjatë e shëndetshme në kuzhinën gjirokastrite.
– Sarma, një tjetër pjatë e njohur në kuzhinën gjirokastrite. Përbërja e tyre është nga fletët e harrdhive të rrushit ose laker e bardhe, orizit dhe errëzave të shumë përdorura në kuzhinën gjirokastrite
– Sallate, djathe gjirokastre, byreke etj.
Vizita ne Gjirokaster, nuk ka kuptim nese ju nuk provoni embelsiren tradicionale, Oshafin me fiq. Asnje qytet tjeter nuk di ta beje pervec Gjirokastres, ndoshta dhe nuk e njohin fare 🙂
Dita 2:
Pas mengjesit tradicional ne hotel (petulla me mjalte, caj mali, recel shtepie, syltiac etj etj), ne oren 10:00 takimi me guiden vendase per te filluar vizitat e qytetit.
Vizitat do te fillojne me Qafen e Pazarit. Nje ndalese e shkurter te Obelisku per nje pamje panoramike te qytetit. Me pas, zbresim Varoshin per ndalesen e rradhes te Shtepia e Ismail Kadare. Duke u frymezuar nga romani i tij Kronike ne Gur (kush e ka lexuar do kete mundesine t’i perjetoje te gjitha pershkrimet e Kadarese per qytetin e gurte), do te ngjisim Sokakun e te Marreve per t’u drejtuar te shtepia e diktatorit Enver Hoxha (sot Muzeu Etnografik). Me shpjegimet e guides, do te keni mundesine te kuptoni menyrene e jeteses te familjeve gjirokastrite.
Me pas, i drejtohemi Bashtese se Teqese per te marre rrugen drejt Kalase se Gjirokastres, nga ku, sipas legjendave, mbreteresha Argjiro, prej te ciles ka marre emrin edhe qyteti, eshte hedhur nga kalaja bashke me foshnjen e saj, per t’i shpetur pushtimit Osman.
Pas vizites se kalase, ku do te keni mundesi te beni edhe foto me pamjen magjepsese te qytetit qe ofrohet prej andej, do te zbresim te Sheshi i Cercizit dhe do te vazhdojme vizitat te Tuneli i Luftes se Ftohte.
Dreka do te konsumohet ne fshatin Topullar, i cili shquhet per gatimet karakteristike. Menuja eshte e pasur me mish qingji ne hell, patate shtepie, djath i fshatit dhe sallatra te ndryshme. Pas dreke, nje xhiro e shkurter ne liqenin e Viroit dhe kthimi ne Tirane me kujtime mbreselenese nga Qyteti i Gurte!
Cmimi 50€/Person perfshin:
– Akomodimi per 1 nate ne dhoma superiore ne Hotel Kalemi 2
– Darka e dites se pare me ushqime tradicionale
– Mengjesi i dites se dyte
– Dreka e dites se dyte me mish qingji ne hell
– Guida vendase
– Biletat e hyrjeve ne te gjitha atraksionet e permendura ne program.
Nuk perfshihet:
– Transporti per Gjirokaster ( nese deshironi te mundesuar nga agjensia shtese 20€/person vajtje ardhje)
– Pijet gjate vakteve. (Ne mengjes eshte i perfshire uji, caji, kafja, lengu i frutave)
– Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihet.