Halkidiki
Hotel Hanioti është me 4 yje, është ndërtuar më 1988 dhe është rikonstuktuar më 2008. Hoteli ndodhet në zonën tërheqëse të Haniotit, Cassandra, Halkidiki vetëm 100 km larg nga Selaniku. Hanioti Palace ndodhet 100 metra larg nga bregdeti dhe ofron një ambient mjaft miqësor dhe natyral për pushime të veçanta dhe komode.
Klientët mund të shijojnë ushqimin e mrekullueshëm, pishinën,kopshtin dhe mjedisin e qetë dhe relaksues.
Ai ofron 90 dhoma 2 suita dhe 177 shtretër në total dhe të gjitha janë të pajisura me ajër të kondicionuar, TV satelitor, muzikë, minibar, linjë telefoni direkte dhe shërbim në dhomë.
Në ndërtesën kryesore të hotelit ndodhen një restorant, një bar kafe, një pishinë me gjatësi 25 metra, pishina e fëmijëve dhe një bar pishinë.
Koncepti Half Board – Mëngjesin dhe Darkën të përfshira.
Gjithashtu Hoteli ofron :
– Sistem zgjimi;
– Ajër të kondicionuar ne zonat e përbashkëta;
– Vend për ruajten e bagazheve;
– Shërbim I kompletuar pastrimi dhe mirëmbajtje dhomash;
– Zvendësim peshqiresh dhe çarçafësh;
Distancat :
– 100 km nga Selaniku
– 100 m nga plazhi
– 100 km nga aeroporti i Selanikut
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 189 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 269 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 329 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 239 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.
Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.