GJIROKASTËR, APOLLONI, PËRMET, BANJAT E BËNJËS, GRYKA E KËLCYRËS, TEPELENË
► 26, 27, 28 Nentor
PROGRAMI:
Dita I: Tiranë – Apolloni – Gjirokastër
►Nisja nga Tirana në orën 06:00.
►Nisja nga Durrësi në orën 06:30.
►Nisja nga Elbasani në orën 05:15 (Pagese extra 500 Leke/personi)
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër përpara se të mbërrijmë në Apolloni. Apollonia është një nga parqet arkeologjike më të rëndësishëm në vendin tonë për nga vlerat që mbart dhe bukuria që përcjell tek vizitorët.
Pas vizitës në Apolloni nisemi drejt qytetit të Gjirokastrës. Akomodimi në hotel 4* në qendër të qytetit. Më pas do të zhvillojmë edhe guidën e qytetit të gurtë, që vitet e fundit ka marr dhe nuanca bashkëkohore. Do kemi mundësi të prekim kalanë e qytetit dhe Muzeun e Armëve, Qafën e Pazarit dhe rrugicat e kalldrëmta, Shtëpinë e Zekatëve dhe atë të Skëndulatëve, por jo vetëm. Darka në hotel dhe në mbrëmje mund të shijojmë një pije në lokalet karakteristike të qytetit.
Dita II: Gjirokastër – Gryka e Këlcyrës – Banjat e Bënjës – Përmet – Tepelenë – Tiranë
Mëngjesi në hotel dhe kafe në rrugicat e gurta. Nisemi drejt Banjave të Bënjës. Aty do të kemi mundësi të zbulojmë vaskat me ujëra termale. Gjithashtu do bëjmë banjo në vaskat ku secila prej tyre mbart një veti ndryshe nga tjetra. Më pas do të mund të eksplorojmë përgjatë Kanionit të Langaricës.
Më pas do kemi një ndalesë të shkurtër në qytetin e trëndafilave, Përmet dhe më pas në Tepelenë përpara se të nisemi në rrugën e kthimit.
Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Ne cmim perfshihet
– transporti me automjet komod
– akomodimi në hotel 4* në qendër
– mëngjesi dhe darka në hotel
– guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Ne cmim nuk perfshihet
– dreka dhe pijet gjatë vakteve
– biletat e hyrjes në muze
– cdo gjë që nuk është përmendur në “Përshihet”
Politikat e fëmijëve
• 0-1.99 vjec janë falas
• 2-5.99 vjec përfiton 15 % zbritje
• mbi 6 vjec paguan si I rritur
Shënim
► akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë në varesi të hotelit ku qëndrohet.
► nëse krevati nuk do te jete dopio, do të jenë dy krevat tek të bashkuar.
► për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal I pjesëmarrësve është 20 (njëzet).
► në rast anullimi të udhëtimit klienti mund të njoftohet 1-3 ditë para nisjes.
► për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër në 5 ditë para nisjes.
► pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.