Dhërmi – Drimadhë – Llogara 3 ditë €119

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
Dhërmi, Drimadhë, Llogara, Vlorë
  • 20, 27 Gusht , ►Hotel Belle Vue ( Me pishine ) €119 ►Hotel Vila Duni €129
  • 3, 10, 17, 24 Shtator ► €99 Vila Duni ►Hotel Belle Vue ( Me pishine ) 89 euro

Programi:

Dita e Pare :
► Nisja nga Tirana oren 06:00 .
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30 .
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:00

(Per realizimin e transfertave nga  Elbasani duhet minimalisht  9 persona pjesemarres)

Ndalesë për kafe dhe pushim ne Lungo Mare, Vlore. Vazhdimi i udhetimit ne qafe te Llogarase per foto dhe per te shijuar panoramen fantastike qe ai vend ofron . Mbërritja në Dhërmi, akomodimi ne hotel dhe nisja me Skaf nga Dhërmiu në Drimadhes, Palas Gjiri i Shën Andreas, Gjiri i Gramës.(Kjo  shetitje e mrekullueshme ka nje kosto extra 3000 leke .Personat qe nuk duan te bejn shetitjen me skaf qendrojn ne plazh ne Dhermi ).

Kohë e lirë/Plazh.Transporti , hotel – plazh  ne menyre individuale.
Darka në Dhërmi ne restorant.

Dita e Dyte :
Konsumimi i mengjesit. Plazh ne Drimades , Qendrimi deri pasdite  .Ne Drimades mund te shfrytezoni edhe sportet ujore  si zhytje me bombul , lundrim me kayak , lundrim me SUP  etj .Kthimi ne hotel  Konsumimi i darkes . Me pas qendrim i lire per shetitje ose shijimi i jetes se nates ne Clubet dhe Lounge Bar-et e Dhermiut  ose Drimadesit .

Dita e Trete :
Konsumimi I mengjesit.Vizitë me skaf tek Shpella e Pirateve dhe në Gjipe – plazh në Gjipe.Qendrim I lire,per plazh, lojra uji , volejboll .(Kjo shetitje ka nje kosto extra prej 1200 Lek/person) .Personat qe nuk deshirojn te shkojn ne plazhin e Gjipese mund te shfrytezojn  plazhin e Dhermiut .
Qendrimi ne DHERMI deri ne pasdite .Kthimi per ne Tirane , Durres & Elbasan  , Mberritja ne darke .

Fundi I sherbimit tone !

Informacione mbi hotelet :

  • Vila Marko .  Ndodhet 100 meter larg nga vija bregdetare ne fillim te shetitores  Dhermiut .Dhomat disponojn  tv ,  wi-fi ,ajer te kondicionuar dhe ballkon .
  • Hotel Mehilli  .  Ndodhet 100 meter larg nga vija bregdetare ne fillim te shetitores  Dhermiut .Dhomat disponojn tv, wi-fi ,ajer te kondicionuar dhe ballkon .
  • Hotel Belle Vue 3* .  Ndodhet  7 -10 minuta ecje ne kemb larg nga vija bregdetare ne fillim te shetitores  Dhermiut .Dhomat disponojn  tv , wi-fi ,ajer te kondicionuar dhe ballkon .

Aktivitete , sporte ujore dhe mundesi te tjera argetimit : 

  • Zhytje me bombul ne ujerat e detit jone per te pare pasurine nenujore dhe eksplorimin e avionit ushtarak te mbytur , MIG – 21 . (Cmimi 30 euro/personi , kohezgjatje 30 minuta  )
  • Lundrim me Kayak  per te zbuluar gjiret , plazhet  ,shpellat dh guvat qe ndodhen ne afersi te plazhit te Drimadhesit dhe Dhermiut . (Cmimi 15 euro/personi , kohezgjatje 3 ore )
  • Lundrim me SUP ( Stand Up Paddle Monstair , e shpallur si aktiviteti me i mire i viti 2019 per bashkepunimin ne grup ) . (Cmimi 15 euro/personi , kohezgjatje 3 ore )

Te gjithe sportet me siper zhvillohen nen shoqerimin  e guidave profesioniste te pajisur me certifikate nderkombetare. 

Ne cmim perfshihet:
– Akomodimi ne hotel.
– Transporti dhe shetitjet me minibus/bus
– Mengjeset dhe darkat.
– Guida gjate gjithe udhetimit.
– Perdorimi pishines ( per hotel belle vue )

Ne cmim nuk perfshihet
– Drekat
– Bileta skafit per ne gjipe , 1200 leke .
– Bileta e skafit per shetitjen ne gjirin e grames 3000 leke .
– Gjithcka qe nuk eshte permendur ne rubriken ” ne cmim perfshihet “

Politikat e femijeve
• 0-2.99 vjec janë falas
• 3-7.99 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50 % zbritje
• Mbi 8 vjec paguajne si te rritur

Shenim
► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes .
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: