Halkidiki
Hoteli Daphne Holiday me 3 yje, është i ndërtuar në gadishullin e Kassandrës me panoramika të mahnitshme të gjirit Toroneos. Hoteli është me 3 yje ndodhet 100 km larg Selanikut ,200 metra larg fshatit te Haniotit dhe 500 metra larg plazhit.
I rrethuar nga 10 akra ullinj ai konsiston ne 10 ndërtesa që kane emrat e erërave të Mesdheut: Garbis, Levantes, Maistros, Aiolos, Ostria, Sirokos, Pounentes, Tramountana, Zefiros dhe Gregos.
Të 73 dhomat e hotelit janë të pajisura me objektet si: TV me satelit, ajër të kondicionuar, frigorifer, kasafortë (me pagesë të vogël ekstra) etj.
Ato janë të rregulluara në përputhje me arkitektuën tradicionale dhe janë rrethuar me një pemishte ullinjsh në formë amfiteatri. Çdo dhomë është e pajisur me një verandë me pamje panoramike.
Objekte të tjera të hotelit janë pishina e madhe , bari, restoranti, fusha të tenisit (disa prej tyre me pagesë shtesë), dhoma e fitnessit, ajo e shëndetit dhe qëndra e saunas. Pranë recepsionit ndodhet edhe një minimarket.
Koncepti Half Board – Mëngjesin dhe Darkën të përfshira.
Gjithashtu Hoteli ofron:
– Kënd Interneti;
– Shërbime zyre (fotokopje, fax);
– Staf që komunikon në disa gjuhë të huaja;
– System zgjimi;
– Frigorifer;
– Suvenir shop;
– Vend për ruajten e bagazheve;
– Kafeteria;
– Kopësht në terrace
Distancat:
– 100 km larg Selanikut
– 200 metra larg fshatit te Haniotit
– 500 metra larg plazhit.
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 129 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 199 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 259 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 199 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.
Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.