Corfu Belvedere 3*

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Korfuz

Hoteli Belvedere është një hotel me 3 yje, i cili gjendet në Benitses, një fshat bregdetar në jug të qytetit të Korfuzit.  Hoteli është ndërtuar në vitin 1986 dhe është rinovuar pjesërisht në vitin 2011. Hoteli operon vetëm gjatë sezonit veror dhe operon vetëm në bazën All Inclusive.

Hoteli ofron një varietet shumë të madh facilitetesh-lehtësirash dhe shërbimesh.

Të gjitha dhomat e hotelit kanë ballkon, i cili është ose me pamje nga deti ose me pamje nga mali. Hoteli disponon një shërbim recepsionin që funksionon 24 orë, shërbim check-in – out të shpejtë, shërbim zgjimi (wake-up call), kasaforta, Wi-fi si dhe gjithashtu organizon eksursione, të cilat janë vetëm disa nga një amalgamë e madhe shërbimesh që hoteli ofron shoqëruar me një staf profesionistësh të mirë-trajnuar që komunikojnë në shumë gjuhë të huaja dhe që do i’u mirëpresin juve që në momentin që do të futeni  në hotel  dhe do t’ju ndihmojnë përgjatë gjithë qëndrimit tuaj në hotel.

Hoteli ndodhet 16 km në jug të qytetit të Korfuzit, 15 km në jug të Aeroportit Ndërkombërat “Ioannis Kapodistrias”,  3 km larg nga fshati turistik i Benitses, i cili është një nga fshatrat më të mbipopulluar nga turistët përgjatë sezonit veror.

FACILITETET E HOTELIT DHE SHËRBIMET

RECEPSIONI, operon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, shërbim i shpejtë për check-in – check-out,  shërbim zgjimi  “wake-up call”, kasaforta, shërbim postar, Wi-Fi janë disa nga shërbimet që hoteli ofron.
RESTORANTI KRYESOR, aty ku shërbehet mëngjesi  që në orën 07:30 deri në orën 10:00, dreka në formë Buffet nga ora 12:30 deri në orën 14:30 dhe darka në formën Buffet nga ora 19:00 deri 21:30, duke patur një shumëllojshmëri pjatash dhe gatimesh të kuzhinës Greke dhe asaj ndërkombëtare.
BAR I PISHINËS (në afërsi të pishinës), shërbehet nga ora 10:00 deri në orën 23:00 kafe dhe caj, pije freskuese,  lëngje frutash, pije alkolike vendase, akullore, snacks, kek, sanduiçe .
BARI I HOLLIT (i cili gjendet në të majtë të recepsionit), shërben nga ora 17:00 deri 24:00 pije alkolike, pije freskuese, lëngje, koktejle, etj.
KOLLTUQET  E HOLLIT, është vendi ku mund të qëndroni që të qetësoheni  dhe të lexoni një libër ose të luani lojra të ndryshme që janë të disponueshme në holl me shoket tuaj ose me familjen,  ose të shikoni ndonjë program televiziv në televizorin Plasma që gjendet aty, gjithashtu mund të luani lojra të ndryshme në pishinë, ose mund të serfoni në internet tek këndi i internetit ose me Wi-Fi.
PISHINA E JASHTME,  ky është vendi ku qëndrojnë klientët më shumë gjatë ditës,  ajo ka parametra (8X15m) dhe përgjatë saj ka shezllone dhe cadra, të cilat janë pa pagesë. E vetmja gjë që duhet të kesh me vehte është vetem kremin e mbrojtjes ndaj diellit.
PLAZHI, është një rip i vogël plazhi zallor, ku janë vendosur shezllone dhe çadra, të cilat janë pa pagesë, i cili gjendet pasi kalon rrugën që kalon përpara  hotelit.
PARKINGU, hoteli disponon  një hapësirë që e shfrytezon për parking dhe gjendet në një distancë shumë të afërt me hotelin, i cili ofrohet pa pagesë.

SHËRBIMI ALL INCLUSIVE
07:30 – 10:00 MËNGJESI BUFFET (tek Restoranti Kryesor)
10:00 – 12:30 SNACK BUFFET (tek Bari i Pishinës)
12:30 – 14:30 DREKA BUFFET (tek Restoranti Kryesor)
14:30 – 19:30 SNACK BUFFET (tek Bari i Pishinës)
17:00 – 18:00 KAFE DHE ËMBËLSIRA (tek Bari i Pishinës)
19:00 – 21:30 DARKA BUFFET (tek Restoranti Kryesor)
21:30 – 23:00 SNACK BUFFET (tek Bari i Pishinës)

Pije Freskuese: COLA, COLA LIGHT, ORANGE, LEMON, SEVEN UP, SODA;
Pije alkolike vendase: OUZO, RUM, VODKA, BRANDY, TEQUILA, GIN, APERITIVE GREKE, Birrë me kriko;
Verë të bardhë dhe të kuqe;
Një varietet të madh akulloresh;
Snacks, Kek, Sanduiçe;

PIJET shërbehen nga ora 10:00 deri 23:00
Nuk ju shërbehen pije alkolike minorenëve!

Aktivitetet për pushuesit
Evente speciale organizohen nga hoteli në data të caktuara. Aktivitete si sporte ujore, zhytje, xhiro me barkë, ciklizëm, udhëtime panoramike në ishull mund të rezervohen për ju nga hoteli tek agjensitë e specializuara për këto shërbime kundrejtë vlerës përkatëse që ato kanë të shpallur, të cilat mund të prenotohen tek recepsioni. Recepsioni  gjithashtu ofron kasaforta, shërbim postar, Wi-fi, doktor, shërbim makinash dhe motorrash me qera, ose shërbim taksie.

Më Shume Detaje: Koncepti “All Inclusive “ përfshin :
– Mëngjesi, dreka dhe darka bufe në Restorantin kryesor.
– Të gjitha pijet e vendit alkolike dhe jo alkolike.
Përvec këtyre, hoteli ofron:
– Pool Bar;
– Lobby bar;
– Internet në të gjithë hotelin me një kosto prej 3 Euro/ora.
– Parkim në hotel, rezervimi nuk është i nevojshëm.
– Bilardo;
– Pishina të jashtëme;
– Express check in/check out;

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 199 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 249 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 329 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 289 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dreken dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: