Cavalieri 4* – Corfu, Korfuz

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Korfuz
Hotel Cavalieri me 4 yje, ka qënë gjatë kohërave pikëtakimi i natyrshëm i shkrimtarëve, aktorëve, poetëve, qeveritarëve, biznesmenëve dhe pushuesve të ndryshëm. I ndërtuar fillimisht në shekullin e 17 si rezidenca e një fisniku, në përkatësi të familjes së Kont Flamburiari, ajo hapi dyert si një hotel në mesin e viteve 1960 midis hoteleve të para luksoze në Korfuz. Në Hotel Cavalieri pushuesit mund të përjetojnë pjesë të historisë ndërkohë që shijojnë të gjitha objektet e akomodimit të shekullit të 21. HOTELI NUK PRANON FEMIJE NEN MOSHEN 12 VJEC! Hoteli ndodhet në qëndër të pjesës së vjetër Veneciane të qytetit të Korfuzit me pamje nga gjelbërimi i sheshit Esplanade dhe deti Egje duke ju ofruar një atmosferë elegante dhe relaksuese, shërbim të jashtëzakoshëm dhe miqësor si dhe zgjedhjet më të mira për akomodim në Korfuz. Hoteli ofron internet Wi-fi në të gjitha dhomat dhe hapësirat publike, mëngjes i pasur bufe, Lounge Bar, Restoranti i kopështit, ashensor, parking, 24 orë recepsion, shërbim në dhomë, pastrim i përditshëm, këmbim valutor, mundësi për makina me qera, parking publik falas afër hotelit. Dhomat kanë ajër të kondicionuar, telefon direkt, TV me satelit, kasafortë, mini frigorifer, banjo private me tharëse flokësh, teknologji Allergy-STOP ®.

Më Shume Detaje: Koncepti “Bed and Breakfast”:

Mëngjesi dhe Akomodimi i përfshirë.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 299 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 329 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 329 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 329 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: