Me miliona vjet vullkanet e kanë bërë punën e tyre në Anadolli, njëri nga vendet e para të civilizimit botëror. Mijëra vjet pas saj ishin erozioni, uji, shiu dhe era që krijuan peisazhin përrallor të Kapadokisë, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota.
I gjithë rajoni është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë (Fairy Chimneys), të cilat janë për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët ndërtojnë banesa, strehimore etj.
Për këto arsye Kapadokia qëndron sipër dhjetëra qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë. Numri i sakte i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi.Nëse nuk je klaustrofobik, mund t`i eksplorosh edhe qytetet nëntokësore
Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit, dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.