Halkidiki
Në një vend paqësor, pranë pyllit dhe fshatit të vogël Siviri dhe vetëm 250 metra larg plazhit ndodhet hotel Calypso. Siviri është i famshëm për tavernat e tij të peshkut dhe kombinon bukuritë e malit me kënaqësitë e gatimeve me produkte të detit.
Vetëm 150 metra larg hotelit ndodhet një supermarket dhe një linjë autobuzash për ekskursione. Komforti dhe qetësia janë karakteristikat e hotelit. Në një ambjent të gjelbër hoteli ofron të gjitha objektet si pishinë, shezlong, çadra, bar në pishinë, TV me satelit.
Me 22 dhoma në tre kate klientët mund të shijojnë pushimet e ëndërruara. Dhomat kanë telefon, frigorifer, kasafortë, tharëse flokësh, TV me satelit, banjo private. Pastrimi i përditshëm i dhomave, ndërrimi i peshqirëve 3 herë në javë, ndërrimi i çarçafëve dy herë në javë.
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 139 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 199 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 239 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 169 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.