Bileta avioni Tirane Stamboll : Rezervoni bileten tuaj online ne www.hobi.al ose na kontaktoni ne Facebook, Instagram, Tel/Viber/Whatsapp: +355698885656, e-mail [email protected] ose ne chat box-in poshte djathtas.
Dikur Napoleon Bonaparti ka thënë: “Nëse e gjithë bota do të ishte një vend, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj. Është me të vërtetë një nga qytetet më të bukura në botë.”
Kalemi Travel and Tours ofron bileta avioni Tirane Stamboll duke ju dhene mundesine te arratiseni dhe të bini në dashuri me qytetin e dy kontinenteve. Është një qytet magjik, me një pamje befasuese që do mbetet gjatë në memorien tuaj.
Bileta avioni Tirane Stamboll tani me te kombinuara dhe me qindra opsione hotelesh qe ju japin mundesine e shfrytezimit te paketave individuale, ne datat qe ju deshironi, mjafton te vendosni gishtin ne numrat kalendarike. Po ashtu keni mundesine e udhetimeve me guide, per te ndjekur nje itinerar te perkryer te vizitave ne atraksionet me te bukura te Stambollit.
Arkitektura e veçantë, njerëzit mikpritës dhe shija e mrekullueshme e kuzhinës tradicionale turke do ju bëjë të doni të zhvendoseni aty përgjithmonë. Po cfare e ben Stambollin kaq te preferuar?
1-Xhamia Blu
Është mahnitëse! Njihet si një nga ndërtesat më të mëdha në botë, e famshme për gjashtë minaret e saj, shoqëruar nga një kupolë e madhe me tetë kube të vogla. 20000 pllaka blu që zbukurojnë brendësinë, janë ato që i dhanë emrin xhamisë.
2-Hagia Sophia
Një nga arritjet arkitekturore më të mëdha në botë, me një kupolë të gjërë prej 43 metrash, më shumë se 65 metra mbi kokën tuaj, në brendësinë e së cilës arrin të thithësh shkëlqimin dhe paqen e shpirtit. Ofron histori të pasur dhe bukuri të paarritshme!
3-Çisterna e Bazilikës
Më e madhja e mbijetuar që nga Bizanti, me funksion që të shërbejë si rezervë uji në Pallatin e madh dhe rrethinat. Nëse je fans i “Ferrit” të Dantes, je në vendin e duhur. Mistike dhe e jashtëzakonshme!
4-Lundrimi i Bosforit
Një udhëtim në Stamboll nuk është i plotë pa një lundrim me anije në Bosfor. Ofron një panoramë të mrekullueshme të qytetit dhe brigjet evropiane e aziatike të lumenjve kanë shumë për të ofruar-pallate dhe ndërtesa të veçanta. Një mozaik monumentesh që do shijohet nën shoqërinë e zhurmës së dallgëve që përplasin njëra-tjetrën.
5-Istanbul Aquarium
E nëse doni të shikoni një mrekulli të vërtetë, duhet të vizitoni Akuariumin që përmban lloje të ndryshme të peshqve nga detet e gjithë botës.
Një rrugë që mbulon 16 zona tematike nga Deti i Zi në Oqeanin Paqësor dhe Pylli i Amazonës që prezanton një florë dhe faunë të larmishme.
Përgatituni të befasoheni teksa eksploroni këtë botë nënujore, me të cilën ju ndan vetëm një xham. Shijoni shfaqjen e pinguinave dhe përqafimet që i dhurojnë njëri-tjetrit.
6-Grand Baazar
Një nga pazaret më të mëdha dhe më të vjetër në botë. Një labirint ekzotik që të tërheq në pasazhet dredha dredha.
Me rreth 5000 dyqane pret 250000 deri në 400000 vizitorë çdo ditë. Një larmishmëri ngjyrash dhe produktesh do ju përpijë në një botë të magjishme ku nuk do ngopeni duke hedhur sytë në çdo cep.
Rezervo tani bileta avioni Tirane Stamboll me Turkish Airlines ose me Pegasus per te gjetur cmime me te lira se kurre!
https://kalemi.com/udhetime/tirane-stamboll/