Bernina Express, Zyrih, Liqeni Como, 4 dite, 690€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

bernina express udhetim – udhetim me trenin panoramik

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)

Datat e udhetimit:
► 6 Dhjetor €690/ person
► 9 Janar  €690/ person

Dita e pare: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi direkt për në Milano (06:20-08:25).
Mbërritja në Milano dhe transferta per ne hotel ne Milano.
Check-ini ne Hotel.
– Vizite ne Doumo di Milano, Galleria Vittorio Emanuele II,  Sforzesco Castle.
Mbremje e lire.

Dita e Dytë:Mëngjesi në Hotel.

Udhetim me tren Milano Centrale – Tirano pergjate liqenit te Como-s. (09:20-12:52)
Mberritja ne Tirano.
– Vizite ne Santuario della Beata Vergine di Tirano, Chiesa di San Martino.
– Nisja e udhetimit me trenin e kuq panoramik Bernina Express, nje udhetim 4 ore (14:24-18:22) duke pershkruar 55 tynele dhe 196 ura pjese e trashegimise boterore te Unesco-s.
– Mberrijme ne Chur dhe marrim trenin tjeter per ne Zurich (19:16-20:20).
– Mberrijme ne Zurich.
– Check-in dhe akomodimi ne hotel ne Zurich.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.

Shetitje ne kembe e qytetit.
– Vizite ne muzeun nacional. Vazhdojme ne Lidenhof, keshtjellen Romake dhe qytetin e vjeter te Zurich e ndodhur ne kodren Lidenhof.
– Vazhdon vizita ne Bahnhofstrasse, St.Peter Cathedral, Munsterbridge dhe vijojme per ne Flower Clock, ne liqenin e Zurich.
– Vizite ne muzeun e cokollates LINDT(opsionle 20 CHF). Nje ekspozite ne te cilen do te keni mundesine te zbuloni gjithcka per historine e cokollates. Qe nga kultivimi i cocoa deri te historia e cokollates duke shijuar cokollatat zvicerane me kualitetin me te mire.
– Gjate pasdites niemi me tren per ne Basel. (1 ore udhetim)
– Mberritja ne Basel
– Check-ini dhe akomodimi ne Hotel ne Basel.

Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel.

Shetitje ne kembe e qytetit. 
– Vizite ne Altstadt (qyteti i vjeter), Rathaus (Bashkia e qytetit) dhe Marktplatz.
– Vizite ne katedralen e Baselit ( Basler Munster), e nodhur ne Pflaz ofron nje pamje te mrekullueshme te lumit Rhine, dhe eshte nje nga pikevrojtimet me te vizituara te qytetit.
– Vizite ne Spalentor, nje nga tre portat e mbetura te qytetit, daton qe prej vitit 1400.
– Vizite ne kopshtin zoologjik te Baselit, me i vjetri i Zvicres (1874) dhe me i madhi (per nga numri i kafsheve).
– Transferta per ne aeroport.
– Fluturimi per ne Tirane (17:15-19:20)
– Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen:
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat aeroportuale
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • Biletat e trenave

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Dreka dhe darka

bernina express udhetim

bernina express udhetim

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: