Korfuz
Hoteli Bella Venezia është me 3 Yje dhe ndodhet në qytetin e Korfuzit, në qënder të tij, ngjitur me sheshin Spianada, sheshi më i madh i Korfuzit. Hoteli është i strehuar në një godinë neoklasike, e cila ka qënë shtëpia e një prej familjeve më të shquara të ishullit gjatë shekullit të 19-të. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit te 20-te, kjo godinë ka shërbyer si konsullat, si godina e Bankës Kombëtare Greke si dhe si lice për gocat Korfiote. Prej vitit 1988 kjo godinë u shit dhe që prej atij viti filloi të përdoret si hoteli Bella Venezia, ndërsa në vitin 2006 është bërë restaurimi total i tij për herë të fundit.
Hoteli është i përbërë prej 32 dhomash që janë të mobiluara me tepër shije dhe finesë.
Facilitet e hotelit:
– Recepsion 24 orë në ditë;
– Holl, sallon me televizor afër recepsionit;
– Snack Bar;
– Kënd interneti;
– Ashensor;
– Kopësht;
– Parking;
– Wi-fi falas në të gjithë ambjentet e hotelit;
– Peshqira për plazh;
– Doktor nqs nevojitet;
Dhomat Standarte dhe familjare:
– Të izoluara ndaj zhurmave;
– Sistem qëndror për ajër të kondicionuar;
– Tharëse flokësh;
– Shapka për tualet;
– Wi-fi falas;
– Telefon;
– Televizor LCD;
– Produkte tualeti Deluxe;
– Tavolinë pune me karrige;
– Robë banjoje;
– Frigorifer i vogël;
– Sistem zgjimi Wake up call;
– Mëngjesin dhe akomodimin të përfshira
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 359 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 409 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 469 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 409 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.
Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.