Korfuz
Hoteli Angelina është me 3 Yje ose me 3 çelsa duke qënë se është edhe nje aparthotel. Është një hotel i ri, modern, i përshtatshëm për familjarët, çifte, grupe të ndryshme të të gjitha moshave. Ndodhet në veri të Korfuzit, në zonën përballë Sarandës, në Sidari, vetëm 200 metra larg nga plazhi Canal D’Amour dhe 250 m larg nga plazhi kryesor i fshatit Sidari. Hoteli gjendet në një zonë ku afër tij do mund të gjeni dyqane, pabe, klube nate, restorante, supermarkete, farmaci, qëndër shëndetësore dhe bankomate.
Hoteli është ndërtuar në vitin 2000 edhe në vitin 2008 është restauruar totalisht. Hoteli disponon në total 50 dhoma, nga të cilat 40 janë dhoma standarte dhe 10 apartamante.
Dhomat dhe apartamentet:
Hoteli është me tre kate dhe dhomat e hotelit kanë një kapacitet nga 2 deri në katër persona. Shumica e tyre kanë pamje nga pishina ose nga kopshti dhe të gjitha dhomat janë me ballkon privat ose me verandë.
Dhomat disponojnë:
– 2 krevate teke në çdo dhomë;
– Kuzhinëz me një furrnelë;
– Frigorifer;
– Tostjerë;
– Televizor me antenë satelitore;
– Ajër të kondicionuar;
– Shërbim dhome;
– Kasafortë;
– Telefon;
Hoteli disponon:
– Shezllone dhe çadra përreth pishinës;
– Parking privat pa pagesë;
– Doktor në afërsi të hotelit;
– Shërbim këmbimi valute;
– Shërbim për të marrë makina ose motorra me qera;
– Restorant, i cili është i hapur nga ora 9 am deri në orën 11pm ku shërbehen mëngjesi, snacks, darka;
– Bari i pishinës që funksionon nga ora 9 am – 18 pm;
– – Netë tematike çdo natë si karaoke, happy hours si dhe ndekje ndeshjesh tek dy ekrahet e mëdha që vendosen në afërsi të pishinës;
– Mëngjesin dhe akomodimin të përfshira.
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 149 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 199 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 239 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 159 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.
Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.