AMSTERDAM ME AVION, 4 DITË €499

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Datat e nisjes:

►28 Nentor – 1 Dhjetor €499/person

Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:55-09:55 Eindhoven
Kthimi: Eindhoven 10:40-13:10 Tirane

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:55.Transferimi me Autobus në Utrecht.
Ndalesë per konsumim drekë dhe vizitë në qytetin e Utrecht-it. Qëndrim i lirë ku do të kemi mundësinë edhe për shooping në qendër tregtare.
Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e parë.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët nga Amsterdam për në Volendam (rreth 30 minuta me autobus) ku do të eksplorojmë fshatin e peshkatarëve Volendam dhe të provojmë pjatat lokale. Volendam gjithashtu është i njohur për mundësinë e fotografive në kostume tradicionale holandeze dhe për të parë varkat tradicionale në portin e tij të bukur.

Vazdimi i udhëtimit për në Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, një fshat muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale holandeze.  Zaandam gjithashtu ofron një atmosferë të bukur me kanale dhe shtëpi historike, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që duan të përjetojnë kulturën dhe historinë holandeze.

Kthim ne hotel, fundi i shërbimit për ditën e dytë.

Dita e Tretë:

Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken.

Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë.

Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square.
Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale).

Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e tretë.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel dhe nisja për në aeroport.
Fluturimi me avion direkt në orën 10:40. Mbrritja në Tiranë në orën 13:30.

Në pagesë përfshihen:

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Darka
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Taksa lokale për turistët
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: