Hoteli Akrathos me 3 yje, është i vendosur në qytetin e Uranupolit, një qytet në afërsi të Malit Athos, një vend magjepsës në breg të detit, në gadishullin e Halkidikisë.
Hoteli qëndron përpara ishullit Amuliani dhe Malit Athos dhe pasqyrohet në ujërat e plazhit të një prej rajoneve më të famshme të Greqisë. Hoteli rrethohet nga ngjyrat e argjënda dhe jeshile të pemëve të ullirit, dhe ngjyra blu e peisazhit që e rrethon.
Hoteli ka 301 dhoma. Facilitet që ofrojnë dhomat janë:
– Vaskë; – Tharëse flokësh; – Linjë direkte telefonike; – Kuti e ndihmës së shpejtë; – Ajër të kondicionuar, të pavarur për c’do dhomë; – Televizor me antenë satelitore; – Frigorifer; – Ballkon;
Brenda kompleksit të hotelit ka:
1 Restorant që gatuan një varietet të madh nga kuzhina të ndryshme ndëkombëtare, duke ofruar një amalgamë të madhe shijesh, dhe një kënaqësi gastronomike të jashtëzakonshme.
1 Tavernë, e cila ofron shije të mrekullueshme nga kuzhina Greke.
1 Pool Bar, tek i cili mund të shijoni pije të ndryshme, kafe dhe snacks.
1 Bar kryesor, i cili dominohet nga një shumëllojshmëri lojrash ku pushuesit mund të qetësohen, të argëtohen dhe të zbaviten duke kaluar një kohe të këndshme.
Aktivitetet që mund të kryhen në Barin kryesor dhe facilitetet qe ka janë: Bilardo, dhome me projector, dhomë interneti, ping pong, evente me animacione dhe snacks. 1 Beach Bar ku do të mund të shijoni pije të ndryshme, cocktail-e etj.
Akoma Brenda hotelit mund të gjëni pishinë për femijët, pishinë, argjendari, Super Market, Palestër, 2 Kënde lojrash, fushë për sporte të ndryshme për femijët, plazh i kompletuar, Lifeguard për pishinën edhe për detin, dhomë interneti, Ping pong, Bilardo dhe lojra të tjera, Babysitter nqs klientët e dëshirojnë, roje private për të gjithë hotelin, vend parkimi falas, klinikë mjekësore, sporte ujore, qendër zhytjeje, beach volley, dhomë me projektor, animacion, makina/barka me qera, opsione për ekskursione, evente zbavitëse të ndryshme, transferta në/nga Uranupoli, masazh.
Koncepti “All Inclusive “ përfshin: – Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën. – Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki dhe pije jo alkoolike. – Pool Bar ku mund te shijoni birrë në kriko, pije të ndryshme të lehta, kafe, verë vendi, etj.
Ajër i kondicionuar – Gratis në Korrik dhe Gusht. Në Maj, Qershor dhe Shtator eshte 3euro për ditë.
Hoteli gjithashtu ofron: – Shezllone; – Pajisje LifeGuard; – Pajisje të ndihmës së shpejtë; – Kabina; – Dushe; – Vend parkimi; – “Flamuri Blu” për plazhin
Distancat:
– 100 m nga plazhi
– 14,2 km nga fshati Ierisso
– 7,2 km nga Nea Roda
– 132 km nga Selaniku
– 126 km nga aeroporti i Selanikut
– 7 km nga porti në Trypiti
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 349 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 379 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 439 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 359 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.