Volos & Ishulli Skiathos, 5 dite, €269

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Volos Skiathos

DATAT E UDHETIMEVE:

QERSHOR: 25-29  – HOTEL MAGNES 4* BB – €269/personi ( SOLD OUT )
KORRIK: 02-06, 09-13, 16-20 – HOTEL MAGNES 4* BB – €329/personi 
GUSHT: 06-10, 20-24, 27-31 – HOTEL MAGNES 4* BB – €359/personi 
SHTATOR: 03-07 – HOTEL MAGNES 4* BB – €269/personi 

Programi:
Dita 1 – TIRANE-VOLOS

Nisja nga Tirana ne oren 04:00.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi i doganes ne piken kufitare Kapshticë.
Mberritja dhe akomodimi ne hotel. Qendrim i lire. Mbrëmje e lirë për shëtitje në portin e Jahteve të Volosit dhe sugjerime nga guida per  konsumimin e darkës nen sugjerimet e guides në një tavernë tradicionale greke.

Dita 2 – ISHULLI SKIATHOS–PLAZHI KOUKOUNARIES

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisje nga porti për një udhëtim panoramik me anije drejt ishullit të Skiathos (extra €40/personi) Vizitë në qytetin e vjetër, dhe më pas ndalesë për plazh në Koukounaries, një ndër plazhet më të bukura të Greqisë me rërë të artë dhe ujëra të kristalta. Kthim në Volos në orët e pasdites. Mbrëmje e lirë.

Dita 3 – KALA NERA BEACH

Mëngjes në hotel dhe nisje për në Kala Nera, fshat bregdetar në rajonin e Pelionit.
Kohë e lirë për plazh, not dhe relaks.  
Drekë e lirë në një nga tavernat buzë detit.  

Kthim në hotel në mbrëmje.

Dita 4 – AGRIA & TRENI TRADICIONAL I PELIONIT

Pas mëngjesit, ndalesë në plazhin e Agria-s, një tjetër perlë bregdetare për një pushim të shkurtër.
Kthimi në Hotel dhe pasdite vizitojme trenin historik të Pelion-it (Moutzouris) (extra €20/personi). Moutzouris është një tren historik me avull që lëviz përmes fshatrave tradicionale të mbuluar nga gjelbërimi dhe ofron pamje të mrekullueshme të zonës. duke lidhur Volosin me Milies.
Kthimi ne hotel. Mbrëmje e lirë dhe shëtitje përgjatë shëtitores.

Dita 5 – METEORA-TIRANE

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për ne Kallabaka ku do të bëjmë një vizitë panoramike të disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës. Zonës më të bukur në Greqi që shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i ushqimit në Meteora.
Nisemi drejt pikës kufitare të Kakavisë, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë!

POLITIKAT E FEMIJEVE.
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:
1 FEMIJE NGA 0-2.99 VJEC – FALAS.
FEMIJET NGA 3-9.99 50% ULJE.

Perfshihet ne cmim:
– Transporti sipas programit
– Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
– Akomodim në hotel
– Mengjeset per ditet e qendrimit

Nuk perfshihet ne cmim:
– Siguracioni i shëndetit në udhëtim
– Dreka dhe darka
– TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE
– Bileta per ne Skiathos 40 euro/personi
– Bileta e Trenit te Pelioni-t 20 euro/personi

Na ndiqni ne Instagram

Pushime ne Volos Skiathos

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: