Pushime ne Sardenja, 5 DITE €519

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Sardenja

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 15-19 Korrik €519/person
  • 19-23 Gusht €539/person

Vizitohen: Costa Smeralda, Capo Cassia, Grotta di Nettuno , Stintino, La Pelosa Beach, Alghero.

Programi per Pushime ne Sardenja, Itali

1️⃣Dita e pare Pushime ne Sardenja

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Alghero, mbërritja në Aeroportin e Algheros në orën 10:25. Pas mbërritjes, transferim me autobus drejt Sassari (~40 minuta). Pas akomodimit në hotel, do të bëjmë një shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit. Mbrëmja e lirë për t’u relaksuar dhe shijuar qytetin.

2️⃣Dita e dyte

Mëngjesi në hotel dhe nisja herët me autobus drejt Costa Smeralda (~2-2.5 orë). Vizitë panoramike në Porto Cervo, një nga zonat më të njohura të bregdetit të Sardenjas. Pas vizitës, ndalesë për fotografi dhe kohë të lirë pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe. Shijoni plazhin dhe bukuritë natyrore të bregdetit. Kthimi në hotel në Sassari pasdite, me mbrëmje të lirë për të shijuar qytetin.

3️⃣Dita e trete

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Stintino (~45 minuta). Vizitë në La Pelosa Beach, një nga plazhet më ikonike të Sardenjas, i njohur për ujërat e kristalta dhe plazhin me rërë të bardhë. Qëndrim i lirë për relaks dhe not në plazh. Pasdite, kthimi në Sassari për sistemim dhe fjetje në hotel.

4️⃣ Dita e katert Pushime ne Sardenja

Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Palau (~2-2.5 orë), nga ku do të fillojmë një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit, ekskursioni me anije drejt Arkipelagut të La Maddalena. Udhëtimi me anije do të zgjat rreth 7 orë dhe do të vizitojmë ishujt më të bukur të arkipelagut si:

  • La Maddalena: mundësi shëtitjeje në qendrën historike të ishullit.
  • Ekskursioni përfundon në orën 17:00, dhe më pas transferimi me autobus drejt hotelit. Mbrëmje e lirë.
  • Spargi: ndalesë për plazh në Cala Corsara, me rërë të bardhë dhe ujëra kristal.
  • Budelli: panoramë e ishullit dhe plazhit të famshëm me rërë rozë.
  • Santa Maria: ndalesë për not dhe relaks në plazhet e virgjëra.

5️⃣ Dita e peste

Mëngjesi në hotel dhe check-out. Transferim drejt Alghero (~35 minuta). Shëtitje panoramike e qendrës historike të Algheros, ku do të vizitojmë muret katalanase, Piazza Civica, portin dhe do të kemi kohë për të konsumuar një kafe buzë detit. Rreth orës 14:00, transferim për në Aeroportin e Algheros për fluturimin Alghero – Tiranë 16:25 – 18:10.

6️⃣ Dita e gjashte Pushime ne Sardenja

Mengjesi ne hotel. Transferta drejt Aeroportit te Vilniusit. Fluturimi per ne Tirane ne oren 12:00 dhe mberritja ne oren 13:35.

🛈Ne pagese perfshihen:

Akomodimi 4 nete ne hotelet perkates
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Mengjeset per ditet e qendrimit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka e papërmendur me sipër.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
    do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në
    trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë
    ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për
    emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: