Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 30 Prill 419€/person

Programi per Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

1️⃣Dita e pare Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

Fluturimi direkt nga Tirana per ne Santander me nisje ne oren 17:25 dhe mberritje ne oren 20:35. Pas mbrritjes, vazhdimi i udhetimit me transfert drejt Bilbao. Sistemimi dhe fjetja ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel, nisemi per vizite ne Bilbao, nje nga qytetet me moderne te Spanjes Veriore. Vizita perfshin pamje panoramike te Muzeut Guggenheim (nga jashte), zonen moderne dhe Casco Viejo, qytetin e vjeter plot atmosfere dhe tradite baskase.

Me pas vazhdojme drejt San Sebastian (Donostia), ku do te vizitojme Playa de la Concha, nje nga plazhet urbane me te bukura ne Europe, si dhe Parte Vieja, qytetin e vjeter me rruge karakteristike dhe shume lokale tradicionale.

Pasdite kalohet kufiri drejt Frances dhe ndalojme ne Biarritz, qytet elegant bregdetar. Vizita perfshin Rocher de la Vierge dhe shëtitjen pergjate bregdetit te Atlantikut. Sistemimi dhe fjetja ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Pas mengjesit, nisemi drejt Bayonne, qytet me influence baskase dhe franceze. Vizite ne qytetin e vjeter dhe Katedralen Sainte-Marie, monument madheshtor i mbrojtur nga UNESCO.

Vazhdon udhetimi drejt Lourdes, nje nga destinacionet me te rendesishme pelegrinazhi ne bote. Vizita perfshin Sanctuaire Notre-Dame de Lourdes dhe Grotte de Massabielle, vend simbolik per miliona besimtare.

Me pas nisemi drejt Pau, ku do te realizohet nje vizite panoramike e qytetit, me pamje nga Chateau de Pau (nga jashte) dhe Pirenejteve. Sistemimi dhe fjetja ne hotel.

4️⃣Dita e katert Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

Pas mengjesit, nisja heret drejt Santillana del Mar, nje nga qytetet mesjetare me te bukura te Spanjes. Mbrritja ne mesdite dhe vizite ne Colegiata de Santa Juliana, shëtitje ne rrugicat mesjetare dhe mes shtepive prej guri, qe e bejne kete qytet unik dhe shume fotogjenik.

Pasdite, vazhdimi i udhetimit drejt Santander. Shëtitje panoramike qe perfshin Palacio de la Magdalena, Playa del Sardinero, qendren historike dhe shëtitoren bregdetare.

Transferta per ne Aeroportin e Santander dhe fluturimi direkt per ne Tirane me nisje ne oren 21:10. Mberritja ne Tirane ne oren 00:10.

Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Santander – Tiranë.
Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
Akomodim në hotel.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
    do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në
    trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë
    ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për
    emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim Bilbao – Biarritz – Lourdes

Ku ndodhen Bilbao, Biarritz dhe Lourdes?

Bilbao ndodhet ne veri te Spanjes ne rajonin e Baskise, ndersa Biarritz dhe Lourdes ndodhen ne jugperendim te Frances. Keto qytete jane relativisht afer njeri-tjetrit dhe shpesh vizitohen ne te njejtin udhetim ne rajonin e Pirenejve dhe bregdetit te Atlantikut.

Sa larg jane Bilbao, Biarritz dhe Lourdes nga njeri-tjetri?

Distanca midis Bilbaos dhe Biarritz eshte rreth 150 km, qe zakonisht behet per rreth 2 ore me makine. Nga Biarritz ne Lourdes distanca eshte rreth 170 km dhe udhetimi zgjat rreth 2 ore e gjysme.

Pse eshte i famshem Lourdes ne France?

Lourdes eshte nje nga vendet me te rendesishme te pelegrinazhit katolik ne bote. Qyteti eshte i njohur per Shenjtoren e Lourdes dhe per milionat e pelegrineve qe e vizitojne çdo vit per arsye fetare dhe shpirtërore.

Cfare duhet te shoh patjeter ne Bilbao?

Atraksioni me i famshem ne Bilbao eshte Muzeu Guggenheim, nje nga muzetë me te rendesishem te artit modern ne Europe. Qyteti ofron gjithashtu arkitekture moderne, restorante te njohura dhe kulturen gastronomike baske.

Pse eshte i famshem Biarritz?

Biarritz eshte nje qytet elegant bregdetar ne jugperendim te Frances, i njohur per plazhet e Atlantikut, kulturen e surf-it dhe resortet luksoze. Qyteti ka qene historikisht nje destinacion pushimesh per aristokracine evropiane.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: