Udhetim ne Vendet Baltike 6 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Vendet Baltike


🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 21 Maj €516/person

Programi per Udhetim ne Vendet Baltike

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Vendet Baltike

Fluturimi direkt Tirane – Vilnius. Nisja ne oren 15:35 dhe mberritja ne Vilnius ne oren 19:10. Pas mberritjes, transferta drejt qytetit, sistemimi dhe fjetje ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Mengjesi ne hotel. Vizite panoramike e Vilniusit, duke nisur nga kodra me e larte e qytetit te vjeter, ku ndodhet edhe hyrja jugore e zones historike Aušros Vartai. Shetitje ne Bulevardin Aušros Vartu, ku gjenden monumente te rendesishme si Godina e Filarmonise se Vilniusit, Kisha Ortodokse e Shpirtit te Shenjte dhe Kisha Katolike e Shen Kazimirit.
Vazhdon vizita ne Didzioji Gatve, bulevardi kryesor qe te con ne sheshin qendror trekendor te qytetit, ku ndodhet Bashkia e Vilniusit. Shetitje ne qytetin e vjeter dhe vizite ne Kishen e Shen Anes, nje nga kishat me te bukura te rajonit Baltik.
Vizita vazhdon ne sheshin kryesor ku ndodhet Pallati i Dukes se Madh te Lituanise, Statuja e Mbretit Gediminas dhe Kulla e Gediminasit. Me pas vizite ne Katedralen e Vilniusit, Muzeun Kombetar dhe statujen e Mbretit Mindaugas. Dita perfundon me shetitje prane Lumit Neris. Fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel. Nisja drejt Tallinit.
Ndalesa e pare ne Kaunas, Lituani, me vizite rreth 1.5 ore ne Kalane e Kaunasit dhe Sheshin e Bashkise.
Ndalesa e dyte ne Rundale Palace, Letoni, rreth 1.5–2 ore. Opsionale hyrja ne brendesi dhe ne kopshte.
Ndalesa e trete ne Cesis, Letoni, me vizite ne Kalane e Cesis dhe qendren historike.
Ndalesa e katert ne Parnu, Estoni, qytet bregdetar me shetitore dhe plazh, qendrim rreth 1 ore.
Mberritja ne Tallin ne mbremje vone, sistemimi dhe fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Vendet Baltike

Mengjesi ne hotel. Vizite panoramike e Tallinit, duke perfshire qytetin e ri dhe ndalese ne Kodren Toompea, prane Kalase se Tallinit. Vizite ne Sheshin Loosi Plats, ku ndodhet Katedralja Aleksander Nevsky dhe Parlamenti Estonez.
Vazhdon vizita ne Kishen e Shen Merise dhe Kohtuotsa Viewpoint, qe ofron pamjen me te bukur mbi qytetin mesjetar Hansaetik. Shetitje ne qytetin e vjeter Vanalinn (Reval), ne Rrugen Pikk Jalg, Sheshin Raekoja Plats, ku ndodhen Bashkia e qytetit dhe Farmacia me e vjeter ne Europe, si dhe simboli Vana Toomas.
Vizita vazhdon ne Bulevardin Viru, hyrja historike e qytetit te vjeter, Opera e Tallinit dhe ndalese tek Monumenti Rusalka, ne brigjet e Gjirit te Finlandes.
Pasdite vone nisja drejt Riges. Mberritja ne mbremje vone, sistemimi dhe fjetje ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Mengjesi ne hotel. Vizite panoramike e Riges, qytet i mbrojtur nga UNESCO, i famshem per arkitekturen Art Nouveau. Vizitohen Parku Esplanade, Kisha Ortodokse e Lindjes se Krishtit, Bulevardi Brivibas, Monumenti i Lirise, Parku Bastejkalna, Opera e Riges dhe Ora Laima.
Vazhdon vizita ne qytetin e vjeter Vecriga, me ndalese tek Muzeu i Luftes Letoneze, Kulla Pulvertornis, Sheshi Doma Laukums me Katedralen e Riges dhe Radio-Televizionin Letonez.
Shetitje ne Rrugen Tozana Iela, Katedralen e Shen Pjetrit, Sheshin Ratslaukums dhe Shtepine e Kokezinjve, simbol i qytetit. Vizita perfundon ne brigjet e Lumit Daugava dhe prane Kalase se Riges.
Nisja drejt Vilniusit. Mberritja ne mbremje vone, sistemimi dhe fjetje ne hotel.

6️⃣ Dita e gjashte Udhetim ne Vendet Baltike

Mengjesi ne hotel. Transferta drejt Aeroportit te Vilniusit. Fluturimi per ne Tirane ne oren 12:00 dhe mberritja ne oren 13:35.

🛈Ne pagese perfshihen:

Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
Akomodim në hotel me 3 yje,
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
    do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në
    trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë
    ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për
    emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Vendet Baltike

Cilat vende quhen Vendet Baltike?

Vendet Baltike jane tre shtete ne Evropen Veriore qe ndodhen ne brigjet e Detit Baltik: Estonia, Letonia dhe Lituania. Keto vende kane histori te ngjashme, qytete mesjetare shume te ruajtura dhe kultura qe kombinojne ndikimet skandinave dhe evropiane lindore.

Cili qytet eshte me i bukuri per t’u vizituar ne Vendet Baltike?

Shume udhetare konsiderojne Tallinn ne Estoni si qytetin me te bukur ne Vendet Baltike, fale qendres historike mesjetare te ruajtur shume mire. Gjithashtu Riga njihet per arkitekturen Art Nouveau, ndersa Vilnius per atmosferen historike dhe kishat baroke.

Sa dite duhen per te vizituar Vendet Baltike?

Per te vizituar Vendet Baltike zakonisht rekomandohen rreth 7 deri ne 10 dite, qe lejojne eksplorimin e tre kryeqyteteve kryesore: Tallinn, Riga dhe Vilnius, si dhe disa qyteteve te tjera historike ose zonave natyrore.

A jane te shtrenjta Vendet Baltike per turiste?

Ne krahasim me vendet e Evropes Perendimore, Vendet Baltike konsiderohen destinacione relativisht te perballueshme. Akomodimi, ushqimi dhe transporti zakonisht kane cmime me te uleta se ne qytete si Parisi, Londra apo Amsterdami.

Kur eshte koha me e mire per te vizituar Vendet Baltike?

Koha me e mire per te vizituar Vendet Baltike eshte nga maji deri ne shtator, kur temperaturat jane me te buta dhe ditet shume te gjata, sidomos ne qershor dhe korrik kur ka deri ne 18 ore drite ne dite.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: