Udhetim Bologna – Parma – Rimini

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Bologna Parma Rimini

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 20 Mars €219/person
  • 4 Prill €219/person

Programi per Udhetim Bologna Parma Rimini

1️⃣Dita e pare Udhetim Bologna Parma Rimini

Nisja nga Tirana me avion per ne Bolonja. Fluturimi ne oren 06:15 dhe mbrritja ne 08:00. Pas mbrritjes, nisja drejt Parmes, me udhetim rreth 1.5 ore. Vizite panoramike e monumenteve kryesore te qytetit, ku do te shihen Katedralja Duomo, Piazza Garibaldi, Sheshi i Republikes, Teatri Farnese, Teatri Regio dhe Bazilikata Santa Maria, simbol i arkitektures dhe kultures italiane.

Pas perfundimit te vizites, kthimi per ne Bolonja dhe shetitje ne pikat me te rendesishme te qytetit: Shatervani Neptune, Piazza Maggiore, Palazzo d’Acursio, Bazilika San Petronio, Piazza Santo Stefano si dhe Dy Kullat ikonike Asinelli dhe Garisenda, simbol i qytetit. Sistemimi dhe fjetja ne hotel.

2️⃣Dita e dyte Udhetim Bologna Parma Rimini

Mengjesi ne hotel. Nisja drejt San Marino, nje nga shtetet me te vogla dhe me te vjetra ne bote. Vizite ne Keshtjellen e San Marinos dhe rrugicat karakteristike mesjetare, me pamje panoramike mbreselenese.

Pas vizites, kthimi drejt Riminit, qytet bregdetar me histori romake. Vizite e monumenteve kryesore: Ura Tiberius, Harku i Augustit, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour dhe Tregu i vjeter i peshkut, nje zone autentike dhe shume karakteristike.

Ne vijim, transferta per ne Aeroportin e Bolonjes. Fluturimi per ne Tirane ne oren 22:55, me mbrritje ne 00:30.

🛈Ne pagese perfshihen:

Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Akomodim në hotel.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
    do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në
    trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë
    ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për
    emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim Bologna – Parma – Rimini

Ku ndodhen Bologna, Parma dhe Rimini?

Bologna, Parma dhe Rimini ndodhen ne rajonin Emilia-Romagna ne veri te Italise. Keto qytete jane relativisht afer njeri-tjetrit dhe shpesh vizitohen ne te njejtin udhetim, duke kombinuar histori, gastronomi dhe bregdet.

Sa larg jane Bologna, Parma dhe Rimini nga njeri-tjetri?

Parma ndodhet rreth 100 km nga Bologna dhe udhetimi zgjat rreth 1 ore e 15 minuta me makine ose tren. Rimini ndodhet rreth 120 km nga Bologna dhe arrihet zakonisht per rreth 1 ore e gjysme.

Pse eshte e famshme Parma?

Parma eshte e njohur ne bote per gastronomine e saj, sidomos per Prosciutto di Parma dhe Parmigiano Reggiano. Qyteti ka gjithashtu arkitekture historike dhe nje tradite te forte kulinare qe e ben nje nga destinacionet me te mira gastronomike ne Itali.

Cfare duhet te shoh patjeter ne Bologna?

Ne Bologna duhet pare Piazza Maggiore, dy kullat historike Due Torri dhe portiket e gjata te qytetit qe jane pjese e trashegimise se UNESCO. Qyteti eshte gjithashtu i famshem per kuzhinen tradicionale si tagliatelle al ragu.

Pse eshte i njohur Rimini?

Rimini eshte nje nga destinacionet me te njohura bregdetare ne Itali, me plazhe te gjata ne Detin Adriatik dhe nje jete nate te gjalle. Qyteti ka gjithashtu monumente historike romake si Harku i Augustit dhe Ura e Tiberit.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: