Udhetim ne Ballkan 8 dite, €399

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Ballkan


🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 11 Prill €399/person

Programi per Udhetim ne Ballkan

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Ballkan

Nisja behet ne oren 06:00 nga Tirana drejt Malit te Zi. Pas nje ndalese per kafe gjate rruges, udhetimi vazhdon permes Nikshiqit drejt Medjugorje, ku do te vizitohet Katedralja e Zonjes se Paqes. Me pas, itinerari vijon ne Mostar per te vizituar Uren e Mostarit, Katedralen dhe Xhamine e qytetit. Dita mbyllet me mberritjen ne Sarajeve, sistemimin dhe fjetjen ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel, nis nje vizite panoramike rreth 2 ore e monumenteve kryesore te Sarajeves, duke perfshire Keshtjellen, Rruget Saraç, Kazandziluk, Bravadziluk dhe Kullen e Sahatit. Me pas, nisja drejt Beogradit me ndalesa per kafe dhe dreke gjate rruges. Mberritja ne Beograd, sistemimi dhe fjetja ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel pasohet nga nje tur i detajuar pas ores 11:00 ne pikat kryesore te Beogradit. Vizita perfshin Kishen e Shen Saves, Biblioteken Kombetare, Bulevardin Kneza Millosha, Parkun e Pioniereve dhe Parlamentin e Serbise. Udhetimi vazhdon drejt Bashkise, Ures Branko, Ures Ada dhe lagjeve Senjak e Dedinje. Pika kulminante eshte Parku Kalemegdan me rrenojat romake, Statuja e Fitores dhe rruga tregtare Kneza Mihaila. Pasdite vizitohet Novi Beograd me Parkun e Miqesise, USCE dhe Bllokun, duke e mbyllur diten ne rrugen karakteristike Skadarska Ulica. Fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Pas mengjesit, nisja drejt Golubacit per te vizituar Keshtjellen e Golubacit. Udhetimi vijon drejt Orsovo ne Rumani, duke kaluar permes magjepsjes se Grykes Porta e Hekurt. Me pas, udhetimi vazhdon drejt Hunedoara per nje vizite ne Keshtjellen e Hunuadit (Corvin). Sistemimi dhe fjetja ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Mengjesi ne hotel pasohet nga nisja drejt Sibiu per nje vizite te shkurter ne Kishen Biertan. Itinerari vazhdon ne Brașov, qytetin e rrethuar nga Malet Karpate, ku do te vizitohen Kisha Gotike e Zeze, rruga e ngushte Rope Street (Strada Sforii), Poarta Ecaterinei dhe Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Me pas, vizitohet Keshtjella Bran, e njohur si keshtjella e Drakules, dhe Keshtjella Peles, nje kryeveper e Rilindjes se Re. Perpara mberritjes ne Bukuresht, vizitohet Manastiri Snagov. Sistemimi dhe fjetja ne hotel ne Bukuresht.

6️⃣ Dita e gjashte Udhetim ne Ballkan

Pas mengjesit, paraditja i dedikohet turit panoramik ne Bukuresht: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statuja e Naim Frasherit dhe Ndertesa e Parlamentit. Vizita vazhdon ne qytetin e vjeter me Oborrin dhe Kishen Princely, si dhe ne Hotel Continental, vendi historik ku Ismail Qemali hartoi deklaraten e pavaresise. Dreka kalohet ne pedonalen Liskano, ndersa pasditja eshte e lire ne Piata Uniiri dhe qendren tregtare Uniiri Shopping Mall. Fjetje ne hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt Veliko Tarnovo. Vizite ne Tregun Samovodska Charshija, Kalane Tsarevets dhe fshatin Arbanasi. Me pas, udhetimi vazhdon drejt Sofjes per nje tur te plote qe nis nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Sinagoga, Teatri Kombetar Ivan Vazov, Kisha Ruse, Katedralja Alexander Nevski dhe pika te tjera historike. Sistemimi dhe fjetje ne hotel ne Sofje.

8️⃣ Dita e tete Udhetim ne Ballkan

Pas mengjesit, nisja drejt Riles per te vizituar Manastirin e Riles. Udhetimi vazhdon drejt Shkupit, ku vizitohen Sheshi i Maqedonise, Statuja e Luftetarit mbi Kale, Harku Porta Makedonija, Shtepia Memoriale e Nene Terezes, Ura e Gurte dhe Çarshia Shqiptare me xhamite e saj historike. Pas vizitave, nisja drejt Tiranes permes Prishtines me mberritje ne darke.

🛈Ne pagese perfshihen:

Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Akomodim në hotel.
Mëngjeset për të gjitha netët.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: