Udhetim Europa Lindore & Qendrore

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 20-27 Mars €579
Hotel 3* ose 4*
Programi per Udhetim Europa Lindore & Qendrore
Vizitohen: SOFJE, BUKURESHT, KISHINAU, BRASHOV, TIMISHOARA, BUDAPEST,
BRATISLAVE, VJENE, LJUBLJANE, ZAGREB, DUBROVNIK
1️⃣Dita e pare Udhetim Europa Lindore & Qendrore
Nisja nga Tirana nje dite me pare ne oren 22:00. Udhetimi vazhdon drejt Bukureshtit, duke kaluar nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise, me ndalesa te shkurtra per pushim dhe relaks gjate rruges. Mbrritja ne Bukuresht ne mbremje dhe akomodimi ne hotel. Fjetje ne hotel.
2️⃣Dita e dyte Udhetim Europa Lindore & Qendrore
Mengjesi ne hotel. Paradite zhvillohet vizita panoramike e Bukureshtit, ku perfshihen disa nga pikat me te rendesishme te qytetit si Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi i Revolucionit dhe Ndertesa e Parlamentit, nje nga ndertesat me te medha administrative ne bote.
Vizita vazhdon ne Qytetin e Vjeter te Bukureshtit, ku shihen Oborri dhe Kisha Princely, si dhe Memoriali i Rilindjes, i ndertuar ne perkujtim te viktimave te Revolucionit Rumun te vitit 1989. Me pas, shetitje ne Pedonalen Lipscani, zemra e jetes se nates ne Bukuresht, me kohe te lire per dreke dhe relaks. Pasdite vizite ne Piata Unirii, e famshme per shatervanet monumentale. Pas drekes nisja drejt Moldavise. Mbrritja ne Kishinau dhe akomodimi ne hotel. Fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Vazhdon eksplorimi i Kishinau-t, nje nga kryeqytetet me te gjelberta ne Europe, i njohur per parqet e shumta dhe traditen e vererave moldave. Gjate dites zhvillohet shetitje ne Bulevardin Stefan cel Mare, arteria kryesore e qytetit, vizite ne Harkun e Triumfit dhe Katedralen e Lindjes se Zotit.
Pas vizitave ne kryeqytetin e Moldavise, nisja drejt Brashovit ne Rumani, nje qytet me arkitekture mesjetare dhe atmosfere alpine. Akomodimi dhe fjetje ne hotel.
4️⃣ Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Dita i kushtohet Brashovit, qytetit qe jeton nen hijen e legjendes se Drakules, i vendosur prane Keshtjelles se Bran-it, e njohur boterisht si Keshtjella e Drakules. Vizitat perfshijne Shatervanin Sekret, Rrugen e Hirit te Shen Marise, nje nga rrugicat me te ngushta dhe karakteristike ne Europe, si dhe Kishen e Zeze, simbol i qytetit.
Kohe e lire per shetitje dhe kafe ne qendren historike. Pasdite nisja drejt Timishoares. Mbrritja ne mbremje dhe akomodimi ne hotel.
5️⃣ Dita e peste
Mengjesi ne hotel. Paradite vizite ne Timishoara, e njohur si Vjena e Vogel e Rumanise, falender arkitektures elegante dhe shesheve madheshtore. Vizitohen Sheshi i Bashkise dhe Sheshi Unirii, perla e qytetit, ku vihet re nderthurja e kulturave rumune, hungareze, serbe, gjermane dhe hebreje.
Me pas nisja drejt Budapestit, ku zhvillohet vizite panoramike ne pikat kryesore te qytetit. Pas vizitave, vazhdimi i udhetimit drejt Sllovakise. Mbrritja dhe akomodimi ne mbremje ne Bratislave. Fjetje ne hotel.
6️⃣ Dita e gjashte Udhetim Europa Lindore & Qendrore
Mengjesi ne hotel. Vizite ne Bratislave, kryeqytetin e Sllovakise, i vendosur buze lumit Danub, i vetmi kryeqytet ne bote qe kufizohet me dy shtete. Vizitohen Kalaja e Bratislaves, Qyteti i Vjeter, Katedralja e Shen Martinit, Ura UFO, Shtepia Blu, Skulpturat karakteristike te qytetit dhe Pallati Presidencial.
Me pas nisja drejt Vjenes, ku zhvillohet vizite panoramike ne pikat kryesore te qytetit. Pasdite vazhdimi i udhetimit drejt Ljubljanes. Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne mbremje.
7️⃣ Dita e shtate
Mengjesi ne hotel. Vizite ne Ljubljane, e njohur si Qyteti i Dragoit dhe i Gjelberimit. Tur panoramik me vizite ne Kalane e Ljubljanes, Uren e Dragoit, Uren e Trefishte, Tregun Qendror dhe Katedralen e Shen Nikolles. Shetitje romantike pergjate lumit Ljubljanica, nje nga simbolet e qytetit.
Me pas nisja drejt Zagrebit, vizite e shkurter e qytetit dhe vazhdimi i udhetimit drejt Dubrovnikut. Mbrritja ne mbremje dhe akomodimi ne hotel.
8️⃣ Dita e tete Udhetim Europa Lindore & Qendrore
Pas mengjesit nisja per shetitje ne Dubrovnik, i njohur ndryshe si Perla e Adriatikut. Vizita perfshin Manastirin Francescan dhe Domenican, Porten e Piles, Ujembledhesin Onofrio, Farmacine e Vjeter, Shetitoren Stradun, Katedralen e Qytetit, Pallatin e Dukes, Kullen e Sahatit dhe Kullen e Mincetes.
Dubrovniku eshte gjithashtu i njohur si vendfilmimi i serialit te famshem Game of Thrones, gje qe e ben edhe me terheqes per vizitoret. Pasdite nisja drejt Tiranes. Mbrritja ne Tirane ne mbremje. Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Kujdes:
Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne çdo rast, programi do te realizohet i plote, me korektime apo spostime te nevojshme per te ruajtur eksperiencen e udhetimit.
Itinerari eshte planifikuar me kujdes, duke perfshire ndalesa dhe atraksione kryesore. Megjithate, ne raste te trafikut, vonesave ose ndalesave me te gjata se parashikimi, mund te mos realizohen te gjitha ndalesat. Shoferi i autobusit ndjek nje orar pune te kufizuar sipas ligjit.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
